Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
“Rëndësia e ‘Mundësisë së Kinës 2.0’ për Botën”——Artikulli i Ambasadores Kineze në Shqipëri, Sh. S. Znj. Pang Chunxue
2026-08-19 17:23

Më 18 gusht, Ambasadorja Kineze në Shqipëri znj. Pang Chunxue publikoi artikullin me titull "Rëndësia e ‘Mundësisë së Kinës 2.0’ për Botën" në mediat kryesore shqiptare Panorama. Artikulli i plotë është si më poshtë:

Vitet e fundit, nëpërmjet zhvillimit industrial dhe progresit teknologjik, Kina ka luajtur rolin e një spirance stabilizimi dhe një nyjeje të rëndësishme në bashkëpunimin industrial global, duke i sjellë botës më shumë mundësi dhe hapësirë më të madhe zhvillimi. Kjo është ajo që komuniteti ndërkombëtar gjithnjë e shpesh po e cilëson si "Mundësia e Kinës 2.0". Çfarë domethënie ka kjo për botën? Unë mendoj se ka të paktën katër pikat e mëposhtme:

——Motor i rëndësishëm për bashkëpunimin global në fushën e inovacionit. Përmes bashkëpunimit të hapur, Kina ka ndjekur një rrugë efektive ku inovacioni teknologjik udhëheq inovacionin industrial, ndërsa përmirësimi dhe modernizimi i industrive nxit përtëritjen dhe përparimin e teknologjik. Shkarkimet e modeleve të mëdha të inteligjencës artificiale me burim të hapur kanë kaluar 10 miliardë në nivel global, ndërsa  robotët katërkëmbësh përbëjnë gati 70% të shitjeve globale. Kina ofron mjedisin më optimal të testimit për produkte dhe shërbime të reja të llojeve të ndryshme, duke mundësuar verifikimin e tyre "nga 0 në 1" dhe prodhimin masiv "nga 1 në N", në mënyrë që teknologjitë e reja të komercializohen dhe zbatohen me shpejtë si dhe të përditësohen në shkallë të gjerë në Kinë. Studimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se rritja ekonomike e Kinës e nxitur nga inovacioni vazhdon të zgjerojë ndikimin e saj në përhapjen e teknologjisë në nivel global, ndërkohë që kuadri i teknologjisë dixhitale dhe ofrimi i tyre gjithëpërfshirës kanë ulur në mënyrë efektive barrierat teknologjike dhe kostot e transformimit digjital në vende të ndryshme.

——Burim fuqie dhe përshpejtues i tranformimit të gjelbër global. Produktet cilësore kineze të energjisë së re në Kinë, kanë pasuruar ndjeshëm ofertën globale duke i ofruar mbështetje të besueshme për vende të ndryshme për të realizuar objektivat e tyre për arritjen e pikut të kulmit të karbonit dhe neutralitetit të karbonit. Deri në fund të qershorit të këtij viti, kapaciteti i instaluar fotovoltaik i Kinës ka arritur 1.27 miliardë kilovatë dhe pritet të tejkalojë kapacitetin e instaluar të qymyrit brenda vitit, duke u bërë burimi i pare më i madh i energjisë në Kinë. Vlerësimet nga organizata të tilla si Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë e Rinovueshme(IRENA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP), kanë theksuar se teknologjitë e reja energjetike të Kinës, kanë bërë që procesi i përhapjes së energjisë së rinovueshme në botë të përshpejtohet me të paktën 10 vjet, duke thyer në mënyrë efektive monopolin teknologjik të vendeve të zhvilluara dhe duke iu dhënë një mundësi reale vendeve në zhvillim për realizuar një kërcim drejt zhvillimit të gjelbër me kosto të ulët.

——Katalizator për rritjen e mirëqenies së popujve në të gjitha vendet. Industria kineze i ofron botës një shumëllojshëri produktesh me cilësi të lartë, efikasitet të lartë dhe raport të favorshëm cilësi-çmim. Banka Qendrore Evropiane vlerëson se nëse importet e BE-së nga Kina rriten me 10% në vitin 2026, çmimet e përgjithshme të importeve do të ulen me 1.6%. Drejtorja e Përgjithshëme e Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala, ka theksuar disa herë se Kina, si tregu i dytë më i madh i importit në botë, është faktor themelor stabiliteti që garanton rritjen e qëndrueshme të tregtisë globale. Produktet "Made in China" jo vetëm që kanë hyrë në miliona familje të vendeve të zhvilluara, por gjithashtu ofrojnë produkte me cilësi të lartë dhe çimime të përballueshme për qytetarët e vendeve në zhvillim.

——Mbështetje e rëndësishme për industrializimin e vendeve në zhvillim. Përmes bashkëpunimit të kapaciteteve prodhuese dhe ndarjes së teknologjive, Kina u ofron vendeve në zhvillim pajisje prodhimi me cilësi të lartë e kosto të ulët dhe mbështetje teknologjike, duke ndihmuar në kultivimin e kapaciteteve të tyre të brendshme të zhvillimit. Vendet e Azisë Juglindore, duke u mbështetur tek ndërmarrjet kineze, po ndërtojnë me shpejtësi zinxhirët e tyre të industrisë së automjeteve të energjisë së re, ndërsa vendet afrikane me përkrahjen e Kinës, po përshpejtojnë ndërtimin e infrastrukturës së gjelbër dhe dixhitale. Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, ka deklaruar se bashkëpunimi i Kinës nuk shoqërohet me kushte politike dhe ka ndihmuar realisht vërtet vendet afrikane të ndërtojnë bazën industriale për një zhvillim të pavarur.

Aktualisht, struktura e ekonomisë dhe tregtisë ndërkombëtare po pëson ndryshime të thella, zinxhirët globalë të industrisë dhe të furnizimit po ristrukturohen me shpejtësi. Ekonomia globale po përballet me sfida të shumta, si rritja e ngadaltë, konfliktet gjeopolitike dhe inflacioni i lartë. Ne jemi të gatshëm të punojmë me Shqipërinë për të mbështetur me vendosmëri sistemin tregtar shumëpalësh,me OBT-në në qendër të tij, për të promovuar ndërtimin e një ekonomie botërore të hapur, për të forcuar bashkëpunimin industrial ndërkombëtar në fusha të reja si inovacioni, zhvillimi i gjelbër dhe dixhitalizimi, në mënyrë që “Mundësia e Kinës 2.0” të sjellë më shumë përfitime popujve të Kinës dhe Shqipërisë.

Suggest To a Friend:   
Print