Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
E vërteta rreth pjesëmarrjes së rajonit të Tajvanit në OBSH
2026-05-18 15:26

Nga data 18 deri më 23 maj do të thvillohet në Gjenevë të Zvicrës Asambleja Botërore e Shëndetësisë. Kohët e fundit, autoritetet e Tajvanit kanë rikthyer sërish retorikën për "boshllëkun në sistemin ndërkombëtar të parandalimit të epidemive", duke kërkuar me zhurmë “pjesëmarrjen” në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë. Disa vende kanë mbështetur "pjesëmarrjen domethënëse" të rajonit të Tajvanit në aktivitetet e OBSH-së.

Lidhur me këtë çështje, komuniteti ndërkombëtar duhet të njihet plotësisht me disa fakte themelore:

Së pari, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është një institucion i specializuar i Kombeve të Bashkuara dhe anëtarë të saj mund të jenë vetëm shtetet sovrane. Tajvani është pjesë e Kinës dhe nuk ekziston i ashtuqujturi problem i të drejtës së përfaqësimit të tij në OBSH. Tajvani nuk ka asnjë bazë, arsye ose të drejtë për tu anëtarësuar në OBSH. Ky është një konsensus i gjerë në komunitetin ndërkombëtar.

Së dyti, i ashtuquajturi "boshllëk në sistemin ndërkombëtar të parandalimit të epidemive" është një gënjeshtër politike. Fakti është se, mbi bazën e parimit të “Një Kine”, ekspertët e mjekësisë dhe shëndetësisë nga rajoni i Tajvanit mund të marrin pjesë në takimet teknike përkatëse të OBSH-së. Gjatë vitit 2025, Qeveria Qendrore e Kinës ka miratuar 18 pjesëmarrje të ekspertëve nga rajoni i Tajvanit në aktivitete të tilla teknike. Nën kuadër të “Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetësisë”,  rajoni i Tajvanit ka pikat e tij të kontaktit sipas “Rregullores”, disponon llogari për hyrjen në Faqen e Internetit të OBSH-s mbi Informacionet për Ngjarje Shëndetsore dhe mund të marrë në kohë reale informacionet e publikuara nga OBSH-ja mbi emergjencat e shëndetit publik përmes faqes së internetit, raporteve ditore të epidemive dhe kanaleve të tjera, si dhe të njoftojë në kohë OBSH-në.

Së treti, refuzimi i autoriteteve të Tajvanit për të njohur parimin e “Një Kine”, i ka lënë ato jashtë dyerve të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë. Nga viti 2009 deri në vitin 2016, autoritetet e Partisë së Kuomintangut (KMT) të Tajvanit pranuan se të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit i përkasin një Kine. Duke pasur si parakusht respektimin e parimit të “Një Kine”, Qeveria Qendrore e Kinës, përmes konsultimeve ndërmjet dy brigjeve, ra dakord që rajoni i Tajvanit të merrte pjesë në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë me statusin e vëzhguesit me emrin "Chinese Taipei-Tajpei Kinez". Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike Progresive (DPP), ajo refuzoi të pranonte se të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit i përkasin një Kine. Një fjalë e urtë kineze thotë: “Kur pema bie, hija zhduket.” Kështu pra edhe marrëveshja e veçantë për pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë e ka humbur tashmë bazën mbi të cilën mbështetej.

Së katërti, e ashtuquajtura "pjesëmarrje domethënëse " ka motive politike. Çështja e pjesëmarrjes së rajonit të Tajvanit në aktivitetet përkatëse teknike të OBSH-së është zgjidhur prej kohësh. Autoritetet e DPP-së, duke shfrytëzuar vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj çështjeve globale të shëndetit publik, po i mëshojnë pretendimit të "pjesëmarrjes domethënëse ", me synimin e qartë që në këtë mënyrë të demonstrojnë të ashtuquajturin "status sovran" dhe të sfidojnë parimin e “Një Kine”. Disa vende po i politizojnë çështjet teknike, duke synuar ta përdorin këtë çështje si një mjet për të frenuar zhvillimin e Kinës. Është për ardhur keq që një pakicë vendesh duke mos njohur fytyrën politike të autoriteteve të Tajvanit, janë bërë pjesë e mbështetjes së propozimeve përkatëse që lidhen me Tajvanin.

Pjesëmarrja e rajonit të Tajvanit të Kinës në aktivitetet e OBSH-së duhet të trajtohet në përputhje me parimin e një Kine, një parim themelor i konfirmuar nga Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Rezoluta 25.1 e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë. Çdo anëtar i komunitetit ndërkombëtar duhet të respektojë këtë parim dhe me veprime konkrete ti përmbahet parimit të “Një Kine”, për të shmangur dërgimin e sinjaleve të gabuara ndaj autoriteteve të Tajvanit dhe për të mos ndikuar në zhvillimin e suksesshëm të punimeve të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.


Suggest To a Friend:   
Print