Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
"Thelbi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-Evropë qëndron tek avantazhet e ndërsjella plotësuese"——Artikulli i Ambasadores Kineze në Shqipëri, Sh. S. Znj. Pang Chunxue
2026-05-01 00:21

Më 29 prill 2026, Ambasadorja Kineze në Shqipëri znj. Pang Chunxue publikoi artikullin me titull "Thelbi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-Evropë qëndron tek avantazhet e ndërsjella plotësuese" në mediat kryesore shqiptare Panorama. Artikulli i plotë është si më poshtë:

Kohët e fundit, udhëheqës nga vende të ndryshme evropiane si Irlanda, Finlanda, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Portugalia dhe Spanja e kanë vizituar Kinën njëri pas tjetrit, gjatë të cilave arritën  një numër marrëveshjesh të reja bashkëpunimi me Kinën, duke ndihmuar vendet përkatëse të nxisin zhvillimin e tyre ekonomik, nëpërmjet shfrytëzimit të tregut kinez.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, shfaqen here pas here retorika të tilla si "mosbalancimi tregtar midis Kinës dhe Evropës", "suficiti tepër i madh tregtar i Kinës me BE-në" apo se "Evropa ka dalë e humbur në tregtinë me Kinën". Por, si qëndron e vërteta në fakt? Le të shohim katër grupet e mëposhtme të të dhënave:

-Sipas të dhënave të Bashkimit Europian, në 10 muajt e parë të vitit 2025, vëllimi i përgjithshëm tregtar i BE-së me Kinën tejkaloi 700 miliardë dollarë, duke kontribuar më shumë se 0.8 pikë përqindjeje në rritjen e import-eksportit të BE-së.

-Bashkimi Europian është burimi më i madh i importeve të mallrave të konsumit në Kinë, duke zënë 26.8% të vlerës totale të importit të këtyre produkteve. Importet nga BE-ja për artikuj si çanta,  produkte të kujdesit shëndetësor, makina dhe produkte kozmetikë përbëjnë më shumë se 40% të totalit të importeve të Kinës për këto lloje produktesh.

-Bashkimi Europian është burimi i dytë më i madh i importeve të produkteve të teknologjisë së lartë për Kinën. Më shumë se një e katërta e tregtisë së mallrave midis Kinës dhe BE-së është e  përqendruar në sektorin e produkteve të teknologjisë së lartë, ndërkohë që në vitin 2025, importet e Kinës nga Bashkimi Eupian për këto produkte u rritën me 11.1%.

-Ngjyra e gjelbër është tipari dallues i tregtisë Kinë-BE. Në vitin 2025, importet e produkteve të riciklueshme nga BE-ja në Kinë u rritën me 18.9%, duke treguar se hapësira për bashkëpunim midis dy palëve në fushën e gjelbër është shumë e gjerë.

Faktet e mësipërme dëshmojnë se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë-Europë nuk kanë qenë kurrë një lojë me shumë zero e tipit "ti humb, unë fitoj", por në thelb bazohen në avantazhet plotësuese të njëri-tjetrit. Për shembull, pajisjet e energjisë së re dhe produktet elektromekanike të Kinës janë pikërisht ato që i nevojiten urgjentisht Evropës, janë si “shiu në kohën e duhur” për tranzicionin e saj të gjelbër dhe përmirësimin e industrisë prodhuese. Nga ana tjetër, prodhimi i nivelit të lartë dhe instrumentet precize të Evropës shërbejnë si "përshpjetues nxitës" që i duhet Kinës për tu ngjitur në nivelet më të larta të zinxhirit industrial. Ndërvarësia nuk është rrezik, ndërthurrja e interesave nuk është kërcënim, bashkëpunimi i hapur nuk dëmton sigurinë ekonomike.

Tregu gjigand i Kinës, me mbi 1.4 miliardë banorë dhe një shtresë të mesme prej më shumë se 400 milionë njerëzish, përbën një mundësi për Evropën.

Tremujorin e pare të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës u rrit me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Importet u rritën me 19.6%, pra 7.7 pikë përqindjeje më e lartë se rritja e eksporteve, duke shënuar kështu një rekord historik, për të njëjtën periudhë. Kjo tregon se, përballë shtimit të pasigurive të jashtme dhe përhapjes së konflikteve gjeopolitike, ekonomia e Kinës pati një performancë mjaft të mirë në tremujorin e parë, duke dëshmuar edhe më tej qëndrueshmërinë dhe vitalitetin e saj. Kina dëshiron të jetë jo vetëm "fabrika e botës" por edhe "tregu i botës", dhe mirëpret kompanitë evropiane që të zgjerojnë tregun dhe eksportet e tyre në Kinë përmes platformave të tilla si Panairi i Import-Eksportit të Kinës (Panairi i Kantonit), Panairi  Ndërkombëtar i Importit në Kinës dhe Panairi Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Aktualisht, unilateralizmi dhe proteksionizmi janë në rritje, ndërsa sistemi shumëpalësh i tregtisë po përballet me sfida serioze. Pak kohë më parë, gjatë Dy Sesioneve të Kinës u shqyrtua dhe miratua projekti i Planit të 15-të Pesëvjeçar, i cili përcakton qartë "zgjerimin e hapjes në nivel të lartë ndaj botës dhe krijimin e një situate të re të bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella”. Kjo do të krijojë kushte më të mira për rritjen e importit të mallrave dhe shërbimeve dhe cilësore nga Europa. Kina dhe BE-ja duhet të ecin drejt njëra-tjetrës, t'i përmbahen dialogut dhe bashkëpunimit, të trajtojnë siç duhet mosmarrëveshjet, të mbrojnë bashkërisht tregtinë e lirë dhe të praktikojnë multilateralizmin, për të nxitur kështu zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-Bashkimi Europian.

Suggest To a Friend:   
Print