Njoftim mbi Përjashtimin e Marrjes së Gjurmëve të Gishtërinjve për të Gjithë Aplikantët e Vizave afatshkurtra
2025-12-23 16:52
Për të lehtësuar më tej aplikimet për vizë kineze, që nga data 23 Dhjetor 2025 deri më 31 Dhjetor 2026,marrja e gjurmëve të gishtërinjve përjashtohet për të gjithë aplikantët e vizave afatshkurtra (qëndrim jo më i gjatë se 180 ditë) në Ambasadën Kineze në Shqipëri.
Marrja e gjurmëve të gishtërinjve do të kërkohet ende, në përputhje me rregulloret përkatëse, për aplikantët e vizave të kategorive D, J1, Q1, S1, X1 dhe Z, të cilat kërkojnë aplikim për leje qëndrimi pas hyrjes në Kinë.
Ambasada Kineze në Shqipëri
23 Dhjetor 2025
