Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding takohet me presidentin Bajram Begaj
2023-03-18 02:00

Më 17 mars, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding, para përfundimit të mandatit në këtë post, pati një takim me presidentin shqiptar Bajram Begaj. Në takim ishin të pranishëm drejtori i Kabinetit të Presidentit Eduard Seitaj, këshilltari diplomatik Fatmir Çela, si edhe këshilltari politik i ambasadës kineze Wang Dexin.

    

Ambasadori Zhou Ding shprehu falënderime për dërgimin e mesazhit të urimit nga presidenti Begaj për mandatin e ri të presidentit kinez Xi Jinping. “Pas marrjes së detyrës së presidentit, Ju keni ruajtur lidhje të mira me kryetarin Xi Jinping dhe i keni dërguar njëri-tjetrit mesazhe shumë herë. Besoj që, nën udhëheqjen strategjike të të dy liderëve të shtetit, marrëdhëniet Kinë-Shqipëri do të kenë përparime të reja,” tha ambasadori Zhou Ding.

Presidenti Bajram Begaj uroi edhe një herë për mandatin e ri të presidentit Xi Jinping, duke shprehur besimin që, nën drejtimin e presidentit Xi, Kina do të vazhdojë të lulëzojë dhe të sjellë më shumë mundësi të mira për vendet e tjera të botës, duke përfshirë Shqipërinë. “Jam i gatshëm të mbaj komunikim të ngushtë me presidentin Xi, për të thelluar më tej miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella ndërmjet Shqipërisë e Kinës dhe për të krijuar më shumë përfitime për të dy vendet dhe popujt,” tha z. Begaj.

Ambasadori Zhou Ding, nga ana e tij, bëri një rishikim të shkurtër të punës së tij në ambasadë dhe u shpreh që, gjatë katër vjetëve në këtë detyrë, ai ka pasur komunikim të ngushtë me qarqet e ndryshme të Shqipërisë, ka bërë shumë miq shqiptarë, marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë pasur zhvillim të shëndetshëm dhe bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme ka arritur përparime të reja. “Përpara ndryshimeve ndërkombëtare, jam shumë krenar që kam bërë disa punë konkrete për miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella Kinë-Shqipëri. E falënderoj presidentin Begaj për rëndësinë që u ka kushtuar marrëdhënieve kino-shqiptare dhe për mbështetjen e çmuar për përmbushjen e detyrës sime. Në të ardhmen, kudo që të jem, unë do të mbaj në zemër marrëdhëniet Kinë-Shqipëri dhe do të jem ambasador i miqësisë ndërmjet të dy vendeve,” u shpreh z. Zhou Ding.

Presidenti Begaj theksoi që "ambasadori Zhou ka bërë shumë punë efektive për nxitjen e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë, gjë për të cilën unë kam një admirim të thellë". Dy vendet kanë potencial të madh për bashkëpunim me përfitime të ndërsjella, theksoi kreu i shtetit shqiptar, duke shtuar që të dy palët kanë nënshkruar marrëveshjen historike për heqjen e ndërsjellë të vizave dhe dokumentin për bashkëpunimin turistik,  që u kanë sjellë gjallëri të re marrëdhënieve dypalëshe. “Si gjithmonë, Presidenca dhe unë personalisht do të mbështetim zhvillimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë. Uroj që z. Ambasador të shënojë arritje të reja në vendin e ri të punës,” tha presidenti Begaj.

Suggest To a Friend:   
Print