Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë në ceremoninë e dhënies së Bursave të Ambasadorit
2023-03-16 22:00

Ambasadori kinez Zhou Ding mori pjesë të mërkurën në ceremoninë e shpërndarjes së Bursave të Ambasadorit për vitin 2022, në Institutin “Konfuci” pranë Universitetit të Tiranës. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm drejtori i palës shqiptare i Institutit “Konfuci” në Universitetin e Tiranës Erion Malaj, drejtori i palës kineze të Institutit “Konfuci” Zhang Xiaoying, pedagogë e studentë të këtij instituti, studentë kinezë në Shqipëri dhe përfaqësues të studentëve shqiptarë që kanë studiuar në Kinë. Ambasadori Zhou Ding u shpërndau studentëve të shkëlqyer certifikata dhe çmime, dhe pati një komunikim të ngrohtë me ta. 

    

Z. Zhou u shpreh se ai ishte shumë i gëzuar që merrte pjesë në ceremoninë e dhënies së Bursave të Ambasadorit për vitin 2022. Në dhjetë vjetët që prej themelimit, Instituti “Konfuci” ka zhvilluar aktivisht mësimdhënien e gjuhës kineze dhe përhapjen e kulturës kineze, duke u bërë një urë e rëndësishme e miqësisë kino-shqiptare. Ambasadori Zhou përgëzoi për rezultatet e shkëlqyera të Institutit “Konfuci”dhe përparimet e arritura në punën me studentët në këtë institut, duke shprehur vlerësime e falënderime për kontributin e pedagogëve dhe të vullnetarëve. Ai theksoi se gjuha kineze është dritare për njohjen e Kinës e të kulturës kineze dhe shprehu shpresën që studentët do të vazhdojnë mësimin e gjuhës kineze me interes dhe do të njohin më tej Kinën e vërtetë, duke u bërë trashëguesit e miqësisë tradicionale kino-shqiptare dhe ambasadorët e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella ndërmjet të dy vendeve. Ai u uroi të gjithë studentëve suksese në mësimet e punët e ardhme. 

Z. Erion Malaj, nga ana e tij, falënderoi për mbështetjen e ambasadorit Zhou Ding dhe të ambasadës kineze për punën e Institutit “Konfuci” në Universitetin e Tiranës. Ai u shpreh se Instituti “Konfuci” ka marrë përsipër detyrat e rëndësishme të përhapjes së gjuhës kineze dhe kulturës kineze, duke ofruar një platformë të çmuar për nxitjen e shkëmbimeve njerëzore e rinore dhe nxitjen e komunikimit e të shkëmbimeve ndërmjet popullit kinez dhe popullit shqiptar. Si drejtor i palës shqiptare të institutit, ai shprehu kënaqësinë për punën e shkëlqyer të mësimit të gjuhës kineze, duke udhëhequr më shumë studentë të shkëlqyer shqiptarë në mësimin e gjuhës kineze dhe në njohjen e kulturës kineze. Malaj shprehu besimin se, me mbështetjen e ambasadës kineze, Instituti “Konfuci” do të ketë arritje më të mëdha dhe do të përgatitë më shumë talente të reja për miqësinë shqiptaro-kineze.

    

Studentët që fituan çmime, u shprehën se kinezishtja është një ndër gjuhët më të lashta dhe më të bukura në botë dhe mësimi i saj i ngjan një udhëtimi magjik dhe të bukur. Marrja e çmimeve i inkurajon ata më shumë, duke ndezur pasionin e tyre për të njohur më tej kulturën kineze. Ata u shprehën se do të vazhdojnë mësimin e gjuhës kineze me zell, duke mirëpritur mundësinë për të shkuar në Kinë për të studiuar dhe për të zhvilluar shkëmbime, duke dhënë kontribut për trashëgimin dhe përhapjen e miqësisë shqiptaro-kineze. 




Suggest To a Friend:   
Print