Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez takon ministren shqiptare për Rininë dhe Fëmijët
2022-12-22 19:00

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding u takua të mërkurën me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Shqipërisë Bora Muzhaqi. Të dy palët shkëmbyen thellësisht mendime mbi shtimin e bashkëpunimit mes Kinës dhe Shqipërisë në çështjet e të rinjve.

    

Ambasadori Zhou paraqiti gjendjen e tanishme në Kinë, si edhe foli mbi bashkëpunimin praktik kino-shqiptar. Ai u shpreh që brezi i ri i Shqipërisë është plot gjallëri dhe është e ardhmja e shpresa e Shqipërisë, si edhe një forcë e rëndësishme për nxitjen e miqësisë kino-shqiptare. Kina tani është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe modernizimi i stilit kinez ka pasur sukses të madh në 10 vjetët e fundit. Zhvillimi i Kinës do të vazhdojë të ofrojë mundësi shumë të mira për Shqipërinë. “Unë mirëpres shtimin e bashkëpunimit me znj. ministre për të të nxitur shkëmbimet në çështjet rinore dhe për të dhënë kontribut të ri për shtimin e përfitimeve për të rinjtë e të dy vendeve dhe për thellimin e miqësisë tradicionale kino-shqiptare,”vuri në dukje përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët e Shqipërisë Bora Muzhaqi u shpreh nga ana e saj që qeveria shqiptare ka publikuar “Strategjinë kombëtare të rinisë 2022-2029”dhe po nxit digjitalizimin e shkollës dhe përgatitjen e brezit të ri të talenteve në teknologjinë e informacionit, me synim që të ofrojë më shumë mundësi punësimi, si edhe një mjedis më të mirë zhvillimi për të rinjtë shqiptarë. “Po presim të shtojmë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me palën kineze, për të nxitur shtimin e rezultateve në shkëmbimet mes të rinjve dhe në marrëdhëniet Shqipëri-Kinë,”tha ministrja Muzhaqi.

Suggest To a Friend:   
Print