Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasada kineze në Tiranë organizon shitje bamirësie
2022-12-17 18:00

Ambasada kineze në Tiranë zhvilloi të premten e kaluar një aktivitet shitjeje bamirësie, ku morën pjesë ambasadori Zhou Ding dhe miq shqiptarë.

    

Produktet për shitje bamirësie përfshinin ushqimin tradicional “Rrotulla pranverore”, ëmbëlsirën “Sachima”, rakinë e lules së osmantit, çajin e jaseminit, magnetë frigoriferi, mbajtëse çelsash, shenjuese të faqeve të librave, freskore etj., me elemente të kulturës tradicionale kineze. Me fenerët e kuq, nyjat kineze dhe tullumbacet në formën e flamurit kombëtar, ngjyra e kuqe solli nxehtësi në dimrin e ftohtë.

Në aktivitet, ambasadori Zhou u paraqiti të pranishmëve, si kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano, diplomatë të huaj dhe qytetarë të ndryshëm, karakteristikat, historinë dhe domethënien kulturore të produkteve. Të gjitha produktet u shitën shpejt.

    

Pjesëmarrësit u shprehën se aktiviteti ka shfaqur ngrohtësinë e përkushtimin e Kinës për çështjen e bamirësisë. Nëpërmjet këtij aktiviteti ata provuan ushqimin kinez dhe njohën kulturën misterioze dhe të lashtë kineze. Ata u shprehën se mirëpresin më shumë aktivitete të tilla në të ardhmen.

Suggest To a Friend:   
Print