Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Presidenti dhe përfaqësues nga qarqe të ndryshme shqiptare, homazhe për Jiang Zemin-in
2022-12-07 22:00

Nga 1 deri më 6 dhjetor, ambasada e Kinës në Shqipëri uli flamurin kombëtar në gjysmështizë, hapi një sallë të përmortshme dhe vendosi librin e ngushëllimeve për nder të ish-presidentit të Kinës Jiang Zemin, që u nda nga jeta më 30 nëntor. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i dërgoi homologut të tij kinez Xi Jinping mesazh ngushëllimi dhe dërgoi përfaqësuesin e vet për të bërë homazhe në ambasadën kineze. 

    

Presidenti Begaj u shpreh se presidenti Jiang Zemin është një politikan veteran i Republikës Popullore të Kinës dhe gjithashtu një lider i madh i popullit kinez. Nën udhëheqjen e tij largpamëse, populli kinez arriti suksese madhështore në fushën e zhvillimit dhe Kina është bërë një vend me një status të lartë ndërkombëtar. Jiang Zemin-i dha kontribut të madh edhe për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-kineze. "Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të thellë dhe më të sinqerta familjes së presidentit Jiang Zemin dhe popullit mik kinez," tha presidenti shqiptar në mesazhin e tij të ngushëllimit. 

Në ambasadën e Kinës në Tiranë bënë homazhe zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Megi Fino, kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë në Kuvendin e Shqipërisë Bardhyl Kollçaku, zv.kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë Ferdinand Xhaferri, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano dhe personalitete të tjera politike e nga qarqe të tjera, si dhe titullarë diplomatikë të vendeve të tjera në Shqipëri. Ata qëndruan në heshtje përpara fotografisë së Jiang Zemin-it dhe shkruan mesazhe në librin e ngushëllimeve.

Personalitetet shqiptare u shprehën se, nën drejtimin e presidentit Jiang Zemin, Kina zbatoi ekonominë socialiste të tregut dhe realizoi zhvillimin e vrullshëm ekonomik, duke pasur zhvillim aktiv në marrëdhëniet me vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë. Presidenti Jiang ua kushtoi gjithë jetën zhvillimit të Kinës dhe së mirës së popullit kinez. Trashëgimia e tij për qeverinë dhe popullin kinez është e respektuar dhe meritat e tij nuk do të harrohen kurrë.

Suggest To a Friend:   
Print