Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding merr pjesë në promovimin e librit kinez
2022-11-18 22:00

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding  mori pjesë të enjten në promovimin e versionit shqip të librit “Beteja e Kinës me koronavirusin - Ditar” në Panairin e 25-të të Librit në Tiranë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ndër të tjerë drejtori i shtëpisë botuese “Fan Noli” Rexhep Hida, shkrimtarja e famshme shqiptare Çuli, përkthyesi i librit Tuci dhe sekretari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Bujar Taullah. 

    

Ambasadori Zhou tha se “Beteja e Kinës me koronavirusin - Ditar” regjistron historitë prekëse të vijës së parë të luftës së Kinës kundër epidemisë në fillim të vitit 2020, duke demonstruar gjallërisht shpirtin e patrembur të popullit kinez për të kapërcyer vështirësitë së bashku. Qysh nga shpërthimi i epidemisë, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe qeveria kineze me Sekretarin e Përgjithshëm Xi Jinping në krye, kanë këmbëngulur në vendosjen e njerëzve dhe të jetës së njerëzve në plan të parë, duke zhvilluar betejën kundër epidemisë dhe duke mbrojtur në masën më të madhe sigurinë e jetës dhe të shëndetit të njerëzve. Kontrolli i epidemisë dhe zhvillimi eknomik kanë pasur vazhdimisht përparime aktive. 

Ambasadori Zhou u shpreh në vijim se pak kohë më parë u mbajt me sukses Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, duke treguar drejtimin e duke bërë planifikimin e zhvillimit të Kinës dhe të Partisë në të tashmen dhe në të ardhmen. Kina do të vazhdojë t’i përmbahet zhvillimit me njeriun në qendër, do të bëjë përpjekje për zhvillimin me cilësi të lartë për të promovuar modernizimin e stilit kinez, do të nxitë me vendosmëri paqen në botë e zhvillimin e përbashkët të njerëzimit dhe do të promovojë ndërtimin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Kina do të vazhdojë të ofrojë mundësi të reja për vendet në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. Në vitet e fundit, shtëpia botuese “Fan Noli” ka përkthyer dhe botuar mbi 40 libra kinezë, duke mbuluar fusha të ndryshme, si politika, ekonomia e kultura, dhe ka nxitur efektivisht shkëmbimet njerëzor-kulturore dhe lidhjen e zemrave mes popullit kinez dhe popullit shqiptar. “Shpresoj se më shumë vepra të shkëlqyera kineze do të takohen me lexuesit shqiptarë, dhe dëshiroj që miqtë shqiptarë të njohin Kinën e vërtetë nëpërmjet leximit të librave,” shtoi ambasadori Zhou. 

Përfaqësuesit e palës shqiptare, si Hida dhe Tuci, u shprehën se epidemia është një krizë globale. Përballë kësaj sfide të papritur dhe të rëndë, Kina e nisi këtë betejë e para, duke arritur fitore vendimtare dhe duke treguar frymën kombëtare të ndihmës së ndërsjellë dhe frymës së paepur. Ndërkohë, gjatë luftës kundër epidemisë brenda vendit, Kina ka marrë pjesë aktivisht edhe në ndarjen e teknologjisë dhe përvojës me botën, duke qenë një forcë e rëndësishme për nxitjen e zhvillimit të sektorit të shëndetit publik global dhe për ndërtimin e përbashkët të një bashkësie shëndetësore të njerëzimit. Aktualisht, epidemia po përhapet në mbarë botën dhe beteja e Kinës kundër epidemisë ka krijuar një shembull për botën, thanë ata.



Suggest To a Friend:   
Print