Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez merr pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve për qendrën komunitare të Tiranës
2022-11-16 22:00

Ambasadori i Kinës Zhou Ding ishte i pranishëm të martën në ceremoninë e dhurimit të materialeve të ambasadës kineze për Qendrën Komunitare "Të Qëndrojmë së Bashku". Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zv.kryetarja e bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, drejtoresha e Shërbimit Social Anisa Subashi, drejtoresha e Qendrës Komunitare "Të Qëndrojmë së Bashku"  Eglisjana Laze, si dhe afro 300 qytetarë që morën dhurimet.

    

Nënkryetarja e Bashkisë Ristani i dorëzon Ambasadorit Zhou çertifikatën e dhurimit

Foto e Ambasadorit Zhou me stafin e Qendrës Komunitare

Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, ambasadori Zhou Ding shprehu kënaqësinë për takimin me qytetarët në këtë qendër dhe shpresën se materialet e jetesës të përgatitura me zell nga ambasada kineze do t'u japin ngrohtësi përfituesve të tyre në këtë dimër të ftohtë. Duke cituar fjalët e Nënë Terezës, z. Zhou tha se për mbrojtjen e paqes, nuk duhen bombat dhe armët, por dashuria për njëri-tjetrin. Prej shumë vjetësh, gjatë nxitjes aktive të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit kino-shqiptar në fusha të ndryshme, ambasada kineze nuk i ka harruar kurrë grupet e njerëzve më të paprivilegjuar në Shqipëri. Pas tërmetit të vitit 2019 dhe shpërthimit të epidemisë së COVID-19, ambasada kineze ka shkuar më se një herë në komunitete, për t'u çuar banorëve sende të nevojshme për jetesën dhe materiale antiepidemike. Njëkohësisht, ambasada kineze ka zhvilluar aktivitete të pasura kulturore dhe të mirëqenies shoqërore së bashku me bashkinë e Tiranës, duke zgjeruar dhe thelluar miqësinë kino-shqiptare.

Ambasadori Zhou theksoi në vijim se në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, që u zhvillua pak kohë më parë, u planifikuan kursi dhe objektivat e zhvillimit të ardhshëm të Kinës. "Do të vijojmë ta nxitim modernizimin me karakteristika kineze ndërmjet zhvillimit cilësor dhe do të nglim këmbë në nxitjen e paqes botërore dhe zhvillimin e përbashkët," theksoi ambasadori kinez. Qeveria kineze i është përmbajtur konceptit të zhvillimit me popullin në qendër dhe ka ngulur këmbë në një zhvillim nëpërmjet popullit e për popullin dhe që rezultatet e zhvillimit të ndahen nga mbarë populli. "Besoj se ky koncept është edhe besimi e shpresa e qeverisë dhe e popullit shqiptar," shtoi ambasadori Zhou. 

Ambasada kineze dëshiron të thellojë bashkëpunimin me qarqet e ndryshme të Shqipërisë dhe të japë më shumë kontribut për të mirën e të dy popujve dhe për thellimin e miqësisë tradicionale ndërmjet dy vendeve, vuri në dukje ai.

Zv.kryebashkiakja e Tiranës Anuela Ristani tha se vitet e fundit, me ndihmën dhe përkrahjen e ambasadës kineze, janë konkretizuar një numër projektesh të bamirësisë, si Pylli i Miqësisë Shqiptaro-Kineze pranë Liqenit Artificial të Tiranës, parqet e argëtimit të fëmijëve në lagje etj., të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm për zbukurimin e mjedisit të qytetit dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Pakot e ndihmës të sjella nga ambasadori Zhou për Qendrën Komunitare "Të Qëndrojmë së Bashku" mishërojnë edhe një herë përkujdesin e ambasadës kineze për qytetarët shqiptarë dhe miqësinë e sinqertë ndërmjet të dy popujve, u shpreh znj. Ristani, duke vënë në dukje se bashkia e Tiranës është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me ambasadën kineze, për të çelur një kapitull të ri të miqësisë ndërmjet dy popujve.

Ndërsa qytetarët që morën dhurimet, i shprehën falënderime ambasadorit Zhou, duke thënë se nga materialet e dhuruara nga ambasada e Kinës, ndien miqësinë e thellë të popullit kinez, çka u shtoi atyre guximin dhe forcën përballë vështirësive të jetës. 

    



Suggest To a Friend:   
Print