Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding merr pjesë në aktivitetet e shkëmbimit të artit Kinë-Shqipëri
2022-09-30 12:00

Më 29 shtator, Zhou Ding, Ambasadori i Kinës në Shqipëri, mori pjesë në aktivitetin e shkëmbimit të artit etnik Kinë-Shqipëri, “Ndryshimi në art, miqësi në zemër” në Tiranë. Më shumë se 300 persona, përfshirë nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi, kreun e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, Spartak Nano, njerëz, miq nga fusha të ndryshme, si dhe të dërguar diplomatikë nga shumë vende, morën pjesë në aktivitet.

    

Gjatë aktiviteteve të shkëmbimit, artistët kinezë dhe dhe ata shqiptarë interpretuan vallet kombëtare dhe muzikën instrumentale të Kinës dhe Shqipërisë, si dhe shkëmbyen përvojën artistike mes tyre. Artistët e të dy vendeve gjithashtu ndërvepruan ngushtë me shikuesit, u mbajtën krah për krah dhe kërcyen vallen tradicionale shqiptare, duke e çuar në kulm atmosferën e skenës.

    

Ambasadori Zhou tha se aktiviteti i shkëmbimit ishte një mënyrë e re dhe magjepëse, duke u kthyer në një nga pikat kulminante të serisë së aktiviteteve të Javës së Kulturës së Kinës 2022. Sipas tij, arti nuk njeh kufij, “sa më kombëtar të jetë, aq më global është”. Sipas ambasadorit Zhou, si Kina, ashtu edhe Shqipëria, e vlerësojnë kulturën dhe artet e tyre tradicionale dhe kryejnë në mënyrë aktive shkëmbime dhe mësime të ndërsjella. Ambasada kineze në Shqipëri është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me të gjitha fushat në Shqipëri për të promovuar thellimin e vazhdueshëm të shkëmbimeve dypalësh njerëzore dhe  kulturore.


Suggest To a Friend:   
Print