Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding merr pjesë në veprimtarinë për Javën e Kulturës Kineze në Shqipëri
2022-09-27 18:00

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë të hënën në veprimtarinë e parë në kuadër të Javës së Kulturës Kineze për vitin 2022, me titull “Duke përjetuar taiji–në kineze”. Në këtë veprimtari morën pjesë mbi 100 veta, duke përfshirë presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Fidel Ylli, nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani dhe përfaqësuesit e qarqeve të arteve marciale dhe të shkollave.

    

Në fjalimin e vet të rastit, ambasadori Zhou Ding u shpreh që qytetërimet janë të larmishme falë shkëmbimeve dhe kulturat janë të pasura falë mësimit të ndërsjellë. Këtë herë, në prag të Ditës Kombëtare të Kinës, ambasada kineze dhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë e Bashkia e Tiranës bashkorganizojnë Javën e Kulturës Kineze 2022, me synim që të ofrojnë një përvojë të pasur të kulturës kineze për miqtë shqiptarë, të cilët mund të ndiejnë nga afër elegancën e veçantë të kulturës kineze. Sporti taiji është listuar nga UNESCO-ja si trashëgimi kulturore jomateriale e botës. Ai është një lloj boksi ku ndërthuret energjia e jashtme me atë të brendshme. Në këtë sport, përfshihen koncepte si ekuilibri, harmonia, shëndeti dhe ndarja e përbashkët, çka përputhet shumë me konceptin e paraqitur nga Kina për bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit. “Besojmë që kjo do të sjellë pandërprerë energji pozitive për paqen e harmoninë botërore,” tha ambasadori Zhou.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Fidel Ylli u shpreh që në vitet 2008 dhe 2022, ai, si kryetar i delegacionit olimpik shqiptar dhe president i KOKSh-it, mori pjesë në Olimpiadën Verore dhe Olimpiadën Dimërore të Pekinit. Ai tha që ka ndier nga afër zhvillimet e Kinës dhe lulëzimin e sektorit sportiv të Kinës. Sipas tij, taiji është një sport që pëlqehet shumë nga njerëzit në mbarë botën. KOKSh-i është i gatshëm të shtojë bashkëpunimin me ambasadën kineze dhe të nxitë shkëmbimet sportive dypalëshe.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani theksoi se ajo është shumë e kënaqur për zhvillimin e Javës së Kulturës Kineze në Tiranë, që është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022. Aktiviteti i sotëm i taiji-së, vuri në dukje ajo, ka sjellë surprizë të madhe për të gjithë. “Sigurisht edhe aktivitete që po vijnë, si ekspozita e fotografive miqësore, festa e ushqimeve dhe galaja artistike, do të jenë plot me surpriza. Besojmë që ambasada kineze do të na japë një javë të mrekullueshme, ku qytetarët shqiptarë mund të njihen me historinë e gjatë dhe qytetërimin e shkëlqyer kinez, duke çmuar thellësinë e kulturës kineze,” tha zv.kryebashkiakja e kryeqytetit shqiptar.

       

Në këtë veprimtari, katër mjeshtër të taiji-së demonstruan taiji-në e stileve Chen e Wudang dhe Shpatën Taiji. Performanca e tyre e bukur u pëlqye shumë nga shikuesit, të cilët brohoritën ngrohtë dhe patën ndërveprim me mjeshtrit e taiji-së.

Radio Televizioni Shqiptar dhe mediat kryesore në vend pasqyruan eventin, i cili tërhoqi vëmendje të gjerë të personaliteteve nga të gjitha fushat.

Suggest To a Friend:   
Print