Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez në Shqipëri viziton kompaninë “Bankers”
2022-09-09 10:30

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding vizitoi të enjten kompaninë e naftës “Bankers” me investime kineze. Ai bisedoi me drejtues dhe përfaqësues të punonjësve, duke u shprehur punonjësve kinezë përshëndetje me rastin e Festës së Mesvjeshtës.

  

Ambasadori Zhou u njoh me gjendjen e prodhimit e të administrimit të kompanisë dhe vizitoi puset e shpimit të naftës. Ai tha se fusha e naftës e “Bankers”-it është projekti më i madh me investime kineze në Shqipëri. Vitet e fundit, kompania ka kapërcyer ndikimet negative të sjella nga epidemia e COVID-19 dhe situata e ndërlikuar ndërkombëtare, ka forcuar pandërprerë prodhimin e punësimin, ka përdorur teknologji të reja dhe ka zhvilluar aktivisht veprimtari të mirëqenies publike, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Shqipërisë.

Përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri shprehu shpresën se kompania  “Bankers” do të garantojë sigurinë e prodhimit, do të mbrojë mjedisin dhe do të mbajë përgjegjësinë e sipërmarrjes me investime kineze, duke dhënë ndihmesë të mëtejshme për thellimin e bashkëpunimit konkret dhe të miqësisë tradicionale ndërmjet Kinës e Shqipërisë. 

    

Ambasadori Zhou dha gjithashtu një intervistë të përbashkët për Top Channel dhe  News 24 në kantierin e fushës së naftës.

Suggest To a Friend:   
Print