Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez feston 1 Qershorin bashkë me fëmijët në Tiranë
2022-06-01 22:30

Më 1 qershor, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding bëri një vizitë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, ku dhuroi veshje, lodra dhe materiale kancelarie për fëmijët. Drejtues të shkollës, stafi dhe fëmijët morën pjesë në aktivitetin e dhurimit.

Ambasadori Zhou shprehu urime për festën 1 Qershorit, duke thënë që ambasada kineze u kushton gjithmonë rëndësi grupeve më të dobëta në Shqipëri, veçanërisht fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Shpresoj që dhuratat tona të sjellin ngrohtësi, gëzim e inkurajim dhe që fëmijët të çmojnë këto kohë të bukura, të rriten të shëndetshëm dhe të bëhen qytetarë të denjë të Shqipërisë, si edhe të gjejnë mundësi të bëjnë vizitë dhe mësojnë në Kinë në të ardhmen,” tha ambasadori Zhou Ding.

Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, Lilollari shprehu falënderime për vizitën e ambasadorit Zhou Ding dhe për urimet e dhuratat nga populli kinez, duke vlerësuar që ky veprim bamirësie ka treguar edhe një herë dashurinë e ambasadës kineze për fëmijët shqiptarë, çka ka prekur dhe inkurajuar të gjithë stafin dhe fëmijët. “Shpresoj që të shtojmë bashkëpunimin me ambasadën kineze dhe të japim kontribut për miqësinë kino-shqiptare,” tha ajo.

Në një atmosferë kremtuese dhe të ngrohtë, fëmijët bënë fotografi bashkë me ambasadorin Zhou Ding, duke shprehur mirënjohjen dhe miqësinë e tyre fëminore.


Suggest To a Friend:   
Print