Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding viziton Universitetin e Vlorës
2022-04-19 14:10

Më 12 prill, ambasadori kinez në Tiranë, z. Zhou Ding, bëri një vizitë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, ku u takua me rektorin Roland Zisi dhe pedagogë e studentë të këtij universiteti.

    

Në takim, ambasadori Zhou u shpreh se Vlora është një qytet turistik me një histori të gjatë, ku u krijua shteti shqiptar dhe ku ruhen shumë kujtime të bukura të marrëdhënieve kino-shqiptare. Në vitet ’60-’70 të shekullit të kaluar, mbi 100 projekte ndihme të Kinës përfshinë sektorë të ndryshëm ekonomiko-shoqërorë të Shqipërisë. Shumë familje shqiptare i ruajnë ende dhe i mbajnë mend mirë këto kujtime dhe përmendin herë pas here historitë e tyre të paharrueshme me miqtë kinezë. “Më kanë inkurajuar shumë shkëmbimet dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Universitetit të Vlorës dhe universiteteve të Kinës. Pres që më shumë studentë energjikë shqiptarë, nëpërmjet të mësuarit të gjuhës dhe kulturës kineze, të njohin një vend oriental sa të lashtë, aq edhe modern dhe të kenë një jetë më të larmishme, duke u bërë ambasadorë të rinj të miqësisë kino-shqiptare”, tha përfaqësuesi diplomatik i Kinës në Shqipëri.

    

Ndërsa rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Roland Zisi u shpreh nga ana e tij se miqësia tradicionale ndërmjet Kinës e Shqipërisë duhet të trashëgohet dhe të kultivohet vazhdimisht. Universiteti i Vlorës ka vendosur marrëdhënie të shumta bashkëpunimi me Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit dhe Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit dhe është i gatishëm për zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet kineze të arsimit të lartë në të ardhmen. Kultura kineze është e pasur dhe e thellë dhe kinezishtja është gjuha që përdoret nga më shumë njerëz në botë, vuri në dukje z. Zisi, duke shtuar se Universiteti “Ismail Qemali” është i gatshëm të krijojë kushte të favorshme për njohjen e gjuhës e të kulturës kineze nga studentët e tij, për të përgatitur më shumë talente globale.


Suggest To a Friend:   
Print