Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Stafi i ambasadës së Kinës në Shqipëri bën homazhe në varrezat e dëshmorëve kinezë
2022-04-05 23:05

Në prag të festës kineze "Qingming", e njohur edhe si Dita e Pastrimit të Varreve, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding dhe punonjësit e tjerë të ambasadës shkuan në varrezën publike të Sharrës, për të bërë homazhe për specialistët dhe teknikët kinezë që dhanë jetën e tyre në punët e ndihmës për Shqipërinë. Ishin të pranishëm edhe zv.drejtori i RTSh-së Redi Neziri, kryetari i Shoqatës Kulturore Alb-China Iliaz Spahiu, si dhe përfaqësues të institucioneve me investime kineze në Shqipëri.

    

Ambasadori Zhou kryesoi të pranishmit në pastrimin e varreve, vendosjen e luleve, libacionin dhe nderimin, duke u përulur përpara dëshmorëve.

Duke i hedhur një vështrim historisë mbi 70-vjeçare të marrëdhënieve kino-shqiptare, përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri theksoi se përkushtimi dhe sakrificat e paraardhësve të panumërt kanë hedhur themelet e forta për miqësinë midis dy vendeve, duke na lënë një pasuri të çmuar shpirtërore. Gjatë viteve '60 dhe '70 të shekullit të kaluar, qeveria kineze e ndihmoi Shqipërinë në ndërtimin e afro njëqind objekteve, ku morën pjesë mbi gjashtë mijë specialistë dhe teknikë kinezë, të cilët dhanë ndihmesë së pashlyeshme për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Shqipërisë dhe për miqësinë kino-shqiptare. Çan Bao Y, Li Dexiong, Peng Guiwen, Ou Xingtai, Song Shuhai dhe shokë të tjerë kinezë u sakrifikuan gjatë punës në objektet e ndihmës ndaj Shqipërisë. Ata krijuan monumentin e miqësisë kino-shqiptare me jetën e tyre të re dhe të çmuar.

"Nuk duhet të harrojmë kurrë rrugën nga kemi ardhur, edhe pse mund te kemi arritur shumë larg nga pika e nisjes," theksoi z. Zhou, duke shtuar se "do të mbajmë në mend të gjithë ata që dhanë ndihmesë për kauzën e miqësisë kino-shqiptare dhe do t'u japim impuls të ri marrëdhënieve miqësore kino-shqiptare në epokën e re".

Nga ana e tij, zv.drejtori i RTSh-së Redi Neziri tha se është nder për të që, me rastin e Ditës së Pastrimit të Varreve, kësaj feste tradicionale kineze, bën homazh për specialistët dhe teknikët kinezë, që ia kushtuan jetën e tyre punës së ndihmës ndaj Shqipërisë, dhe veçanërisht ndërtimit të veprës të Radiotelevizionit Shqiptar. Të gjithë njerëzit që kanë dhënë kontribut për kauzën e miqësisë shqiptaro-kineze meritojnë të falënderohen dhe të kujtohen gjithmonë, u shpreh z. Neziri, duke shtuar që RTSh-ja dëshiron të përpiqet bashkë me partnerët kinezë dhe ambasadën e Kinës në Shqipëri, për nxitjen e rezultateve të reja në bashkëpunimin në fushën e radio-televizionit.

    

Ambasadori Zhou bëri homazhe edhe në varret e ish-kryetarit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë në Kuvendin e Shqipërisë e ish-kryeministrit shqiptar Bashkim Fino, dhe themeluesit të degës së gjuhës së shqipe të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit Agron Fico.


Suggest To a Friend:   
Print