Të premten ambasada kineze në Tirana zhvilloi një aktivitet shitjeje bamirësie me temë "Pritja e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe Urim për Vitin e Ri”. Ambasadori Zhou Ding dhe zonja e tij morën pjesë në këtë aktivitet, duke sjellë “erën e stilit kinez” në rrugën e ambasadave në Tiranë.
Shitja e bamirësisë përfshiu ëmbëlsira të veçanta kineze dhe çaj agrumesh e jasemini të prodhuara në ambasadë, si edhe verë me lule ulliri të ëmbël. Në diellin e pasdites, balonat me flamurin kinez, nyjat kineze dhe fenerët e kuq, si edhe posterat e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, tërhoqën vëmendjen e njerëzve.
Ambasadori Zhou Ding dhe diplomatët e tjerë kinezë zhvilluan biseda të ngrohta mbi kulturën, ushqimet dhe zakonet tradicionale kineze me miq nga të gjitha qarqet e Shqipërisë e të dërguar të vendeve të tjera në Shqipëri, dhe paraqitën konceptin e mbajtjes së Lojërave Olimpike Dimërore “të gjelbra, të përbashkëta, të hapura dhe të pastra”, duke tërhequr interesin e madh të pjesëmarrësve të ftuar. Produktet u shitën brenda tre orësh.
Të ftuarit u shprehën se kultura kineze ka një histori të gjatë dhe është e thellë, dhe se miqësia kino-shqiptare duhet të forcohet në epokën e re. Ata i shprehën falënderime ambasadës për organizimin e këtij aktiviteti dhe uruan për suksesin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit të vitit 2022.