Home > Consular Affairs > Important Notice
Njoftim për Ndryshimin e Aplikimit për Vizë Kineze (përditësuar më 8 janar)
2023-01-08 00:00

Bazuar në situatën e fundit të parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 dhe për të siguruar lëvizjet e nevojshme ndërkufitare, rregullat e ndryshuara për të huajt në Shqipëri që aplikojnë për vizë kineze do të ndryshojnë si më poshtë:

1. Kategoritë që nuk kanë nevojë të aplikojnë për vizë:

1) Personat që plotësojnë kërkesat e marrëveshjes pa viza Kinë-Shqipëri mund të përjashtohen nga viza nëse kanë nevojë të shkojnë në Kinë;

2) Mbajtësit e lejeve të vlefshme të qëndrimit të përhershëm kinez;

3) Mbajtës të lejeve të ndryshme të vlefshme të qëndrimit (për punë, studim ose bashkim familjar, etj.);

4) Personel tranzit pa viza 24 orë.

Shënim: Mbajtësit e vizave të shumëfishta shumëvjeçare të lëshuara përpara "Njoftimit për pezullimin e përkohshëm të hyrjes së të huajve me viza të vlefshme kineze dhe leje qëndrimi" më 26 mars 2020 nuk mund të hyjnë në vend dhe duhet të aplikojnë për një vizë të re.

2. Kategoritë e vizave dhe Dokumentet për aplikim

Kategoritë e Vizave

Përshkrimi

Dokumentet

M-Viza dhe F-Viza

Për veprimtari tregtare, arsim, shkencë dhe teknologji, sport, kulturë dhe aktivitete të tjera të vizitave

Një letër ftese e lëshuar nga pala ftuese në Kinë.

Z-Viza

Synon të punojë në Kinë

Letër Njoftimi e Lejes së Punës së të Huajit në Republikën Popullore të Kinës e vlefshme (ose kopja origjinale e Lejes së Punës së të Huajit etj.)

X1-Viza

Synon të studiojë në Kinë për një periudhë të gjatë kohore (më shumë se 180 ditë).

① “Formulari i aplikimit për vizë për të huajt që studiojnë në Kinë” (formulari JW201/202);

② Origjinali dhe fotokopja e njoftimit të pranimit nga shkolla në Kinë.

X2-Viza

Synon të studiojë në Kinë për një periudhë të shkurtër kohore (më pak se 180 ditë).

Origjinali dhe fotokopja e njoftimit të pranimit nga shkolla në Kinë.

C-Viza

Stjuardesat, anëtarët e ekuipazhit ose anëtarët e ekuipazhit të anijeve të lundrimit ndërkombëtar dhe anëtarët shoqërues të familjes së tyre që kryejnë detyra ndërkombëtare të aviacionit dhe transportit detar, ose drejtues makinash për transportin rrugor ndërkombëtar.

Një letër garancie e lëshuar nga një kompani e huaj transporti ose një letër ftesë e lëshuar nga pala ftuese në Kinë.

R-Viza

Talentet e nivelit të lartë

"Letër ftesë për talentet e huaj të nivelit të lartë".

*Bashkëshorti dhe fëmijët e mitur paraqesin dëshmi të marrëdhënies (si p.sh. certifikatë martese, çertifikatë lindjeje) për të aplikuar për vizë S2.

J1-Viza

Gazetarë të huaj të vendosur në organizata lajmesh në Kinë (më shumë se 180 ditë)

Letra e Njoftimit për Vizë të lëshuar nga Departamenti i Informacionit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës ose njësia përkatëse e autorizuar dhe shkresa zyrtare e lëshuar nga media ku punon gazetari.

J2-Viza

Gazetarë të huaj që hyjnë në Kinë për një periudhë të shkurtër kohore (më pak se 180 ditë) për të raportuar.

Letra e Njoftimit për Vizë të lëshuar nga Departamenti i Informacionit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës; Nota Verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ose departamentet përkatëse.

S1-Viza (leje qëndrimi)

Për bashkëshortin, prindërit, djemtë dhe vajzat nën 18 vjeç, vjehërrit, të të huajve që banojnë në Kinë (më shumë se 180 ditë) për punë ose studime, për vizita afatgjata te të afërmit. 

(1) Origjinali dhe fotokopja e çertifikimit (çertifikata e martesës, çertifikata e lindjes, çertifikata familjare) që tregon marrëdhënien e anëtarëve të ngushtë të familjes midis aplikantëve dhe individit ftues.

(2) Një letër ftesë nga individi ftues, i huaj që punon ose studion në Kinë;

(3) Fotokopje e pasaportës dhe lejes së qëndrimit ose (vizë Z/M/F/X1) të individit ftues.

S2-Viza (për të vizituar anëtarë të familjes ose për çështje të tjera private)

Hyrja afatshkurtër (më pak se 180 ditë) për të vizituar anëtarët e familjes së të huajve që banojnë në Kinë për punë, studime etj., ose persona që duhet të qëndrojnë në Kinë për shkak të trashëgimisë, proceseve gjyqësore, etj.

*Anëtarët e familjes përfshijnë bashkëshortin, prindërit, prindërit e bashkëshortit, fëmijët, bashkëshortin e fëmijëve, vëllezërit e motrat, gjyshërit, nipërit dhe mbesat.

(1)  Origjinali dhe fotokopja e çertifikimit (çertifikata e martesës, çertifikata e lindjes, çertifikata familjare) që tregon marrëdhënien e anëtarëve të ngushtë të familjes midis aplikantëve dhe individit ftues.

(2) Një letër ftesë nga individi ftues, i huaj që punon ose studion në Kinë;

(3) Fotokopje e pasaportës dhe lejes së qëndrimit ose (vizë Z/M/F/X1) të individit ftues.

(4) Mjet identifikues (si pasaportat e të huajve, etj.), çertifikata e vdekjes, çertifikata mjekësore të lëshuara nga spitalet, njoftime për sëmundje kritike dhe materiale të tjera të të afërmve të vdekur ose të sëmurë;

(5) Materiale të tjera në lidhje me çështjet private siç kërkohet nga punonjësi konsullor.

Q1-Viza (bashkim familjar)

Q2-Viza (vizita e anëtarëve të familjes)

(1) Anëtarët e familjes së shtetasve kinezë;

(2) Anëtarët e familjes së të huajve me lejen e qendrimit  të përhershëm kineze.

*Anëtarët e familjes  përfshijnë bashkëshortin, prindërit, prindërit e bashkëshortit, fëmijët, bashkëshortin e fëmijëve, vëllezërit e motrat, gjyshërit, nipërit dhe mbesat.

(1) Dëshmia e marrëdhënies familjare ndërmjet aplikantit dhe ftuesit(çertifikata e martesës, çertifikata e lindjes, çertifikata familjare e lëshuar nga institucionet përkatëse ose çertifikata e noterizuar familjare);

(2) Një letër ftesë e lëshuar nga një shtetas kinez ose një shtetas i huaj me një leje qëndrimi të përhershme kineze që jeton në Kinë.

(3) Letërnjoftimi kinez i individit ftues (karta kineze e identitetit ose libreza e regjistrimit të familjes) ose pasaporta e individit ftues dhe leja kineze e qëndrimit të përhershëm.

Shënim: Aplikimet për vizë turistike dhe trajtim mjekësor në Kinë janë ende të pezulluara.

3. Përveç kërkesave të mësipërme, aplikantët duhet të përgatisin paraprakisht materialet bazë të mëposhtme:

(1) “Formulari i aplikimit për vizë në Republikën Popullore të Kinës", "Faqja e konfirmimit të plotësimit të formularit për vizë kineze online";

(2) Pasaporta origjinale e aplikantit me një periudhë vlefshmërie më shumë se 6 muaj, një faqe bosh vize dhe një fotokopje e faqes së informacionit të pasaportës, pasaporta origjinale e vjetër e skaduar brenda 5 viteve dhe një fotokopje e faqes së informacionit të pasaportës;

(3) Shtetasit e huaj në Shqipëri duhet të paraqesin origjinalin dhe fotokopjen e lejes të vlefshme të qëndrimit, punës ose studimit në Shqipëri ose vizave të vlefshme;

(4) Një foto e kohëve të fundit me ngjyra pa kapele (madhësia: 48mm×33mm);

(5) Materiale të tjera që konsiderohen të nevojshme nga punonjësi konsullor.

4. Procesi i aplikimit:

(1) Aplikantët mund të plotësojnë formularin e aplikimit për vizë online dhe të caktojnë një takim online për aplikimin. Për detaje, ju lutemi referojuni "Njoftimit për Plotësimin e Formularit Online dhe Takimin për Aplikim për Vizë":

http://al.china-embassy.gov.cn/chn/lsfw/lstx/202007/t20200730_2531542.htm;

(2) Shkarkoni dhe printoni formularin e plotë të aplikimit për vizë dhe nënshkruani në faqen e konfirmimit;

(3) Paraqisni pasaportën tuaj dhe materialet e tjera të aplikimit në ambasadë sipas kohës së takimit.

5. Shënime:

(1) Nga 8 janari 2023, me orën e Pekinit, udhëtarët që shkojnë në Kinë nuk kanë nevojë të aplikojnë për Green Health Code nga ambasada ose konsullata kineze jashtë vendit përpara udhëtimit. Për detaje, ju lutemi referojuni "Njoftimit për Rregullimin e Masave të Testimit Para Udhëtimit nga Shqipëria në Kinë”:

http://al.china-embassy.gov.cn/chn/lsfw/lstx/202212/t20221229_10997685.htm ;

(2) Ju lutemi referojuni lajmërimit të mëposhtëm mbi kohëzgjatjen e nxjerrjes së vizave dhe tarifat:

http://al.china-embassy.gov.cn/chn/lsfw/fhqz/202109/t20210922_9583002.htm

Ky rregullim është një masë e përkohshme, Ambasada Kineze në Shqipëri do të përditësojë në kohë ndryshimet, ju faleminderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

                               Ambasada Kineze në Shqipëri

                                     08 Janar 2022


Suggest To a Friend:   
Print