Home > Consular Affairs > Important Notice
Njoftim mbi Certifikatën e Testit të Acidit Nukleik, që kërkohet për pasagjerët e huaj dhe kinezë që udhëtojnë nga Shqipëria për në Kinë
2020-08-27 23:33

Në përputhje me njoftimin e përbashkët të Administratës së Aviacionit Civil, Administratës së Përgjithshme të Doganave dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, të datës 20 Korrik 2020, mbi kërkesën ndaj pasagjerëve që udhëtojnë drejt Kinës për të pasur certifikatë me rezultat negativ ndaj COVID-19 para se të nisen, Ambasada Kineze në Shqipëri njofton se:

Duke filluar nga data 7 Shtator 2020, të gjithë pasagjerëve që fluturojnë drejt Kinës nga aeroporte shqiptare (përfshihen edhe pasagjerët nga shtete të tjera, por që nisen drejt Kinës duke kaluar aeroporte shqiptare) ju kërkohet të bëjnë testin e acidit nukleik COVID-19 brenda 3 ditëve para nisjes dhe vetëm ata që rezultojnë negativ do të lëjohen të hipin në aeroplan. Pasagjerët e huaj duhet të ndjekin hapat si më poshtë:

1. Kryeni testin e acidit nukleik në një prej klinikave shqiptare të caktuara nga Ambasada Kineze. Lista e klinikave të përcaktuara që ofrojnë shërbimin për testin RNA COVID-19 është në dokumentin 1, bashkëlidhur më poshtë. Testi duhet të kryhet brenda 3 ditëve para nisjes. Për shembull, nëse certifikata e rezultatit të testit del në 7 shtator, ajo do të jetë e vlefshme vetëm gjatë 7-10 shtator (që do të thotë se data e nisjes së të gjithë fluturimeve që pasagjeri do të marrë për në Kinë nuk duhet të jetë as para datës 7 shtator dhe as pas datës 10 shtator).

2. Shkarkoni dhe plotësoni Formularin e Deklarimit të Shëndetit (Health Declaration Form), bashkëlidhur më poshtë.

3. Dërgoni një kopje të faqes së pasaportës që përmban të dhënat personale, rezultatin e testit dhe Formularin e Deklarimit të Shëndetit në Ambasadën Kineze nëpërmjet email-it consulate_alb@mfa.gov.cn . Dokumentet e sipërpërmendura duhet të dërgohen brenda 24 orëve nga marrja e rezultatit negativ të testit.

4. Merrni Formularin e Deklarimit të Shëndetit të vulosur, nga email-i dhe paraqiteni atë te ekuipazhi i linjës ajrore para nisjes me aeroplan.

Pasagjerët që paraqesin certifikatë apo informacione të falsifikuara do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Zyrën Konsullore të Ambasadës Kineze në Shqipëri.

Dokument 1: Klinikat e përcaktuara që ofrojnë shërbimin e testit RNA Covid-19

Dokument 2: Formulari i Deklarimit të Shëndetit (Health Declaration Form)

Ambasada Kineze në Shqipëri

27 Gusht 2020

Suggest To a Friend:   
Print