Home > Consular Affairs > Notarization & Legalization
Njoftim mbi Legalizimin Konsullor
2022-02-09 23:15

Legalizimi konsullor i referohet veprimtarisë së një agjencie konsullore vërtetimi, që konfirmon vërtetësinë e vulës dhe firmës në fund të noterizimeve të lidhura me jashtë, çertifikatave të lëshuara në Kinë, ose dokumentave të ngjashme të lëshuara nga vende të tjera, bazuar në aplikimin e personave fizik, personave juridik ose organizatave të tjera.


Qëllimi i legalizimit konsullor është të mundësojë që dokumentat e lëshuara nga një shtet të njihen brenda kufijve të një shteti tjetër, duke mos cënuar vlefshmërinë ligjore jashtë vendit lëshues, për shkak të dyshimeve për vërtetësinë e vulave dhe firmave në dokumenta. Legalizimi konsullor nuk kryen funksionin e çertifikimit për çështjet e vërtetuara nga noteri ose dokumenta të tjera vërtetuese dhe nuk përgjigjet për vërtetësinë dhe ligjshmërinë e përmbajtjes së vetë dokumentit. Përmbajtja e dokumentit është përgjegjësi e agjencisë lëshuese të dokumentit.


Në përputhje me “Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore” dhe “Masat për Legalizimin Konsullor” të shpallur nga Urdhri Nr.2 i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës si dhe rregulloreve të tjera përkatëse, Ambasada Kineze në Shqipëri legalizon noterizime ose dokumenta të tjera të lëshuara nga institucionet shqiptare për përdorim në Kinë, pasi janë çertifikuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.


1.Procedurat e Legalizimit Konsullor

Hapi 1: Noterizoni dokumentat tek një noter publik vendas, përveç rasteve kur janë kopje/çertifikata origjinale të lëshuara nga autoritetet kompetente qeveritare (p.sh. Gjendja Civile, Autoriteti Gjyqësor ose Gjykata).

Hapi 2: Dokumentat duhet të legalizohen më tej nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Hapi 3: Dokumentat e vlefshme mund të paraqiten në Ambasadën Kineze në Shqipëri për legalizim konsullor.


Dokumentat për aplikim

(1)Letërnjoftim ligjërisht i vlefshëm i aplikantit dhe fotokopje e tij; nëse pala është e mitur, prindi ose kujdestari ligjor duhet të nënshkruajë dhe të dorëzojë dokumentat përkatëse të vërtetimit të marrëdhënies.

(2)Nëse një agjent aplikon në emër të palës në fjalë , duhet të dorëzohet letërnjoftimi i vlefshëm i agjentit, një kopje e letërnjoftimit të aplikantit dhe një autorizim.

(3)Nëse një kompani aplikon për legalizim dokumenti, duhet të dorëzohet një fotokopje e letërnjoftimit të përfaqësuesit ligjor të kompanisë dhe dokumentat që vërtetojnë identitetin e përfaqësuesit ligjor të kompanisë.

(4)Ju lutem plotësoni Formularin e Aplikimit për Legalizim Konsullor me vërtetësi, plotësisht dhe saktësisht. (Nënshkrimi në formularin e aplikimit duhet të jetë një nënshkrim i vërtetë dhe i vlefshëm. Formulari i nënshkruar nuk mund të zëvendësohet me faks, skanim, printim, fotokopje, etj. Agjenti nuk mund të nënshkruajë në emër të aplikantit).

(5)Dokumentat origjinale që janë vërtetuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, për të cilat bëhet aplikimi për legalizim konsullor.

(6)Materiale të tjera që konsiderohen të nevojshme nga Ambasada.


3. Koha e shqyrtimit

(1)Aplikimi i zakonshëm: 4 ditë pune, merret në ditën e katërt të punës.

Aplikimi urgjent: 3 ditë pune, merret në ditën e tretë të punës (ky shërbim duhet të miratohet paraprakisht).

Aplikimi ekstra urgjent: 2 ditë pune, merret në ditën e dytë të punës (merret vetëm për arsye humanitare dhe duhet të miratohet paraprakisht).

Shënim: Koha e përmendur e shqyrtimit është vetem për referencë, disa aplikime mund të zgjasin më shumë për t'u shqyrtuar, kështu që aplikanti duhet të presë njoftimin nga Ambasada.

4.Mënyrat e pagesës 

(Shënim: Legalizimi konsullor tarifohet sipas parimit të reciprocitetit)

(1) Artikuj të zakonshëm:

Aplikantët kinez: 6 euro për kopje për çështjet civile; 13 euro për kopje për çështjet tregtare.

Aplikantët shqiptar: 75 euro për kopje për çështje civile dhe tregtare.

Aplikantët e vendeve të treta: 20 euro për kopje për çështjet civile; 40 euro për kopje për çështjet tregtare;

(2) Artikuj urgjente: 21 Euro do të paguhen ekstra për çdo artikull;

(3) Artikuj eksta urgjent: 31 Euro do të paguhen ekstra për çdo artikull.

Ambasada Kineze në Shqipëri pranon pagesat me karta debiti, karta krediti (makinat POS) dhe transferta bankare nëpërmjet Raiffeisen Bank, por nuk pranon para në dorë. Për detaje, ju lutemi referojuni "Njoftim mbi Mënyrat e Pranueshme të Pagesave për Shërbimet Konsullore"

(http://al.chineseembassy.org/eng/lsfw/lstx/201912/t20191230_2532411.htm)


5.Shënime

Ambasada Kineze dhe Konsullatat në Shqipëri vërteton vetëm autenticitetin e firmave dhe vulave të zyrtarëve përgjegjës të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Autoritetet lëshuese mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e dokumentit të çertifikuar.

Përmbajtja e dokumentave dhe procesit të tyre të legalizimit duhet të jenë të vërteta, ligjore dhe pa përmbajtje që mund të dëmtojnë interesat publike, kombëtare dhe sociale të Kinës. Nëse dokumenti për të cilin aplikohet për legalizim është më shumë se dy faqe, ai duhet të kapet në një mënyrë që nuk është e lehtë për t'u hequr, si p.sh. vulosje me stampim, vulosje me vulë tegel ose vulë çeliku. Ambasada Kineze NUK do të legalizojë asnjë dokument që vërtetohet si i pavlefshëm, i falsifikuar, ose i ndryshuar.

Sipas rregulloreve përkatëse të Kinës, legalizimet e gjendjes civile, dëshmi penaliteti, çertifikatat shëndetësore dhe dokumentet e tjera   të cilat nevojiten për tu përdorur në Kinën kontinentale, do të jenë të vlefshme brenda 6 muajve nga data e lëshimit;

(4)Punonjësi i zyrës konsullore mund të kërkojë nga aplikanti të sigurojë dokumenta të tjera shtesë në lidhje me çështjet e legalizimit;

(5)Dokumentat e legalizuara nga Ambasada Kineze nuk duhen zëvendësuar ose ndryshuar. Çdo problem ose përgjegjësi ligjore e shkaktuar nga modifikime ose zëvendësime të shkaktuara nga vetë aplikanti, është përgjegjësia personale e tij.

(6)Dokumentat mund të përdoren në Hong Kong dhe Makau pa qënë të legalizuara nga Ambasada Kineze, por duhet të jenë të noterizuara nga agjenci lokale dhe pastaj të pajisen me vulë apostile nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

(7)Ambasada Kineze NUK legalizon pashaporta, karta identiteti, patenta të Kinës apo dokumenta të tjera të lëshuara nga Autoritetet Kineze.


6.  Formulari i aplikimit:

  Ju lutemi vizitoni linkun më poshtë për të shkarkuar formularin e aplikimit për legalizim konsullor.:

http://al.chineseembassy.org/chn/lsfw/bgxz/201708/P020210624167030164288.pdf


  Ambasada Kineze në Shqipëri rezervon të drejtat e shpjegimit të këtij njoftimi.



                                                                               Shkurt 8, 2022


Suggest To a Friend:   
Print