Për të lehtësuar më tej shkëmbimin e personelit midis Kinës dhe Shqipërisë, prenotim online nuk do të kërkohet për aplikantët për vizë nga data 11 gusht 2023. Aplikantët mund të sjellin dokumentet e nevojshme në seksionin konsullor të ambasadës (Adresa: SKENDERBEJ RTR.57, TIRANË) çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte nga ora 9:00 deri në 11:30 për shërbimin e vizave.
Ndërkohë, duke filluar nga data 11 gusht 2023 deri më 31 dhjetor 2023, regjistrimi i gjurmëve të gishtave do të përjashtohet për aplikantët e kualifikuar për viza me një ose dy hyrje, me qëllim bashkim familjar, tranzit dhe për anëtarë të ekuipazhit gjatë paraqitjes së aplikimit për vizë.
Telefon konsultimi: +355-4-2232385
Email konsultimi: chinaemb_al@mfa.gov.cn
Ambasada Kineze në Shqipëri
11 gusht 2023