Home > Consular Affairs > Visas to China
Njoftim mbi hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë
2023-03-01 22:41

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme u nënshkrua në Tiranë më 16 janar 2023. Sipas dakordësimeve midis Kinës dhe Shqipërisë, marrëveshja do të hyjë në fuqi nga data 18 mars 2023.

Sipas marrëveshjes, shtetasit e të dy vendeve, të cilët posedojnë pasaporta të zyrtarëve publikë dhe pasaporta të zakonshme të vlefshme të Republikës Popullore të Kinës dhe  pasaporta të zakonshme të vlefshme të Republikës së Shqipërisë, përjashtohen nga kërkesat për vizë kur qëndrojnë në vendin tjetër jo më shumë se 90 ditë, çdo 180 ditë nga data e hyrjes. Ambasada Kineze në Shqipëri ju kujton se nëse keni synim qëndrimin për më shumë se 90 ditë, ose të angazhoheni në aktivitete të tilla si studimi, punësimi, qëndrimi afatgjatë etj., të cilat do të miratohen paraprakisht nga autoritetet kompetente, duhet të zhvilloni procedurat përkatëse të aplikimit për vizë para se të hyni.

Njoftojmë si më sipër.


Suggest To a Friend:   
Print