Bazuar në situatën e fundit të parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 dhe për të lehtësuar lëvizjet e nevojshme ndërkufitare, rregullat e ndryshuara për të huajt në Shqipëri që aplikojnë për vizën kineze kanë hyrë në fuqi sot si më poshtë:
1. Kategoritë e vizave dhe Dokumentet për aplikim
Kategoritë e Vizave | Përshkrimi | Dokumentet |
M-Viza dhe F-Viza | Për veprimtari tregtare, teknologjike dhe shkëmbime | Një letër ftese e lëshuar nga pala ftuese në Kinë. |
Z-Viza
| Synon të punojë në Kinë | Letër Njoftimi e Lejes së Punës së të Huajit në Republikën Popullore të Kinës e vlefshme (ose kopja origjinale e Lejes së Punës së të Huajit etj.) |
S1-Viza (qëndrim)
| Për bashkëshortin, prindërit, djemtë dhe vajzat nën 18 vjeç, vjehërrit e mbajtësve të Z-Viza ose të Lejes së Qëndrimit për punësim
| (1) Origjinali dhe fotokopja e çertifikatës(çertifikata e martesës, çertifikata e lindjes, çertifikata familjare) që tregon marrëdhënien e anëtarëve të ngushtë të familjes midis aplikantëve dhe individit ftues. (2) Një letër ftese nga individi ftues (një i huaj që punon në Kinë). (3) Fotokopja e pasaportës dhe lejes së qëndrimit ose vizës Z të individit ftues. |
S2-Viza (për të vizituar anëtarë të familjes) | Për bashkëshortin, prindërit, djemtë dhe vajzat nën 18 vjeç, vjehërrit e mbajtësit të vizës Z/M/F | (1) Origjinali dhe fotokopja e çertifikimit (çertifikata e martesës, çertifikata e lindjes, çertifikata familjare) që tregon marrëdhënien e anëtarëve të ngushtë të familjes midis aplikantëve dhe individit ftues. (2) Një letër ftese e nënshkruar nga mbajtësi i vizës Z / M / F. (3) Një fotokopje e pasaportës së individit ftues, lejes së punës, vizës Z, vizës M ose vizës F. * Përveç dokumenteve të lartpërmendura, duhet të sigurohet edhe një deklaratë përkatëse nëse djemtë dhe vajzat e rritur dhe bashkëshortët e tyre aplikojnë për S2-Viza.
|
Q1-Viza (bashkim familjar) Q2-Visa (visiting family members) | (1) Anëtarët e familjes së shtetasve kinezë; (2) Anëtarët e familjes së të huajve me lejen e qendrimit të përhershëm kineze. *"anëtarët e familjes" u referohen bashkëshortëve, prindërve, vjehërrve, djemve, vajzave, bashkëshortëve të djemve ose vajzave, vëllezërve, motrave, gjyshërve, nipërve dhe mbesave.
| (1) Origjinali dhe fotokopja e çertifikatës (çertifikata e martesës, çertifikata e lindjes, çertifikata familjare e lëshuar nga Byroja e Sigurimit Publik ose çertifikata e noterizuar familjare) që tregon marrëdhënien familjare midis aplikantëve dhe individit ftues. (2) Një letër ftese e lëshuar nga një shtetas kinez ose një shtetas i huaj me një leje qëndrimi të përhershme kineze që jeton në Kinë. (3) Letërnjoftimi kinez i individit ftues (karta kineze e identitetit ose regjistri i shtëpisë) ose pasaporta e individit ftues dhe leja kineze e qëndrimit të përhershëm. |
C-Viza
| Për anëtarë ekuipazhi | Një letër garancie lëshuar nga një kompani e huaj transporti apo një letër ftese lëshuar nga një njësi përkatëse në Kinë. |
Vizë Urgjente Humanitare | Për të marrë pjesë në funeral ose për të vizituar të afërm me sëmundje kritike | Kartën e identitetit të pacientit ose të të ndjerit (p.sh. pasaportat e të huajve), një çertifikatë vdekjeje ose një çertifikatë të diagnozës/sëmundjes kritike të lëshuar nga një spital, dëshmi e lidhjes familjare, etj. |
Shënim: Aplikimet për vizë turistike, trajtim mjekësor dhe qëllime të tjera private janë përkohësisht të pezulluara.
2. Vëmendje
2.1 Përgatitjet para aplikimit
Për aplikimin online dhe lënien e takimit, ju lutemi referojuni Lajmërimit Lidhur me Procesin Online të Aplikimit për Vizë dhe Lënies së Takimit (http://al.china-embassy.gov.cn/eng/lsfë/fhqz/202008/t20200811_2532398.htm). Ju lutemi, gjithashtu printoni faqet e konfirmimit dhe formularin e aplikimit dhe siguroni që faqja e konfirmimit dhe faqja Nr.9 e formularit të aplikimit të jenë të firmosura. Aplikantët duhet të sigurojnë dokumentet e mëposhtme: faqen e konfirmimit, formularin e aplikimit, pasaportën origjinale me të paktën 6 muaj vlefshmëri të mbetur, faqe bosh të vizave dhe një fotokopje të faqes së informacionit, pasaportën origjinale të skaduar brenda 5 viteve dhe fotokopjen e faqes së informacionit, çertifikatën e vaksinimit të COVID-19, foto pasaporte të kohëve të fundit me ngjyrë (madhësia: 48mm×33mm) dhe dokumentet e kërkuara.
2.2 Para hyrjes në Kinë, aplikantët, në parim, do të vaksinohen me vaksinën COVID-19 të miratuar nga Kina ose OBSH për përdorim urgjent ose autorizim tregu. Ju lutem referojuni masave lehtësuese për aplikantët plotësisht të vaksinuar me vaksina kineze të COVID-19 (duke përfshirë edhe dozën përforcuese)
(http://al.china-embassy.gov.cn/eng/lsfë/fhqz/202105/t20210530_9046512.htm).
2.3 Shtetasit e huaj duhet të propozojnë çertifikatat që vërtetojnë qëndrimin e ligjshëm, banimin, punën, studimin në Shqipëri ose origjinalin dhe fotokopjen e vizës së vlefshme shqiptare.
2.4. Ju lutemi referojuni lajmërimit të mëposhtëm mbi kohëzgjatjen e nxjerrjes së vizave, tarifat etj.
(http://al.china-embassy.gov.cn/eng/lsfë/fhqz/202109/t20210922_9583069.htm)
Ky rregullim është një masë e përkohshme, Ambasada Kineze në Shqipëri do të përditësojë në kohë ndryshimet, ju faleminderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Ambasada Kineze në Shqipëri
1 korrik 2022