Duke pasur parasysh situatën aktuale të epidemisë së COVID-19 dhe nevojave për parandalim dhe kontroll, ne rregullojmë disa masa si më poshtë në Njoftimin për Ndalimin e Përkohshëm të Hyrjes së të Huajve që zotërojnë Viza të Vlefshme Kineze ose Leje Qëndrimi të lëshuar bashkërisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Administrata Shtetërore për Migracionin më 26 Mars 2020:
Nga data 24 Gusht 2022, të huajt që mbajnë karta udhëtimi biznesi APEC dhe leje qëndrimi të vlefshme për studime do të lejohen të hyjnë në Kinë. Personeli i lartpërmendur duhet t'i përmbahet rreptësisht rregulloreve të Kinës për menaxhimin e parandalimit të epidemisë.
Masat e tjera në Njoftimin e datës 26 Mars do të vazhdojnë të zbatohen. Ndërkohë që siguron kontroll efektiv epidemik, qeveria Kineze do të vazhdojë të rifillojë shkëmbimet mes njerëzve hap pas hapi dhe në mënyrë të rregullt.
Ambasada Kineze në Shqipëri
23 Gusht 2022