Tani e në vazhdim, Ambasada Kineze në Shqipëri do të rifillojë pranimin e aplikimeve për viza për studime afatgjata në Kinë (studime për më shumë se 180 ditë).
1. Kategoritë e Vizave dhe Dokumentet për aplikim
Kategoritë e Vizave | Përshkrimi | Dokumentat |
X1 Viza | Studentë ndërkombëtarë me studime afatgjata në Kinë për qëllime akademike (më shumë se 180 ditë) | ①Origjinali dhe fotokopja e njoftimit të pranimit të lëshuar nga Universiteti në Kinë (studentët e vitit të parë), ose çertifikata e kthimit të lëshuar nga shkolla (studentët e mëparshëm); ②Origjinali dhe fotokopja e <Formularit të Aplikimit për Vizë për Studentët e Huaj në Kinë > (JW201 ose JW202) . |
S1 Viza (qëndrimi)
| Bashkëshorti, prindërit, fëmijët nën moshën 18 vjeç, prindërit e bashkëshortëve me vizë X1 ose mbajtës të lejes së qëndrimit të vlefshme për studim etj. | ①Origjinali dhe fotokopja e çertifikatës (çertifikata e martesës, çertifikata e lindjes, çertifikata familjare) që tregon marrëdhënien e anëtarëve të ngushtë të familjes midis aplikantëve dhe individit ftues. ②Një letër ftesë nga individi ftues (një i huaj që studion në Kinë). ③Fotokopja e pasaportës dhe lejes së qëndrimit të individit ftues. |
S2 Viza (për të vizituar anëtarë të familjes) | Bashkëshorti, fëmijët, prindërit, vëllezërit e motrat, gjyshërit, vjehrrit, etj. të mbajtësve të vizës X1 ose të lejes së qëndrimit të vlefshme për studim | ①Origjinali dhe fotokopja e çertifikatës (çertifikata e martesës, çertifikata e lindjes, çertifikata familjare) që tregon marrëdhënien e anëtarëve të ngushtë të familjes midis aplikantëve dhe individit ftues. ②Një letër ftesë nga individi ftues (një i huaj që studion në Kinë). ③Fotokopja e pasaportës dhe lejes së qëndrimit të individit ftues. |
Shënim: Aplikimet për viza për studime afatshkurtër (më pak se 180 ditë) për arsimim pa diplomë në Kinë janë ende të pezulluara.
2. Vëmendje
2.1 Përgatitjet para aplikimit
Për aplikimin online dhe lënien e takimit, ju lutemi referojuni Lajmërimit Lidhur me Proçesin Online të Aplikimit për Vizë dhe Lënies së Takimit (http://al.china-embassy.gov.cn/eng/lsfë/fhqz/202008/t20200811_2532398.htm). Ju lutemi, gjithashtu printoni faqet e konfirmimit dhe formularin e aplikimit dhe siguroni që faqja e konfirmimit dhe faqja Nr.9 e formularit të aplikimit të jenë të firmosura. Aplikantët duhet të sigurojnë dokumentet e mëposhtme: faqen e konfirmimit, formularin e aplikimit, pasaportën origjinale me të paktën 6 muaj vlefshmëri të mbetur, faqe bosh të vizave dhe një fotokopje të faqes së informacionit, pasaportën origjinale të skaduar brenda 5 viteve dhe fotokopjen e faqes së informacionit, çertifikatën e vaksinimit të COVID-19, foto pasaporte të kohëve të fundit me ngjyrë (madhësia: 48mm×33mm) dhe dokumentet e kërkuara.
2.2 Para hyrjes në Kinë, aplikantët, në parim, do të vaksinohen me vaksinën COVID-19 të miratuar nga Kina ose OBSH për përdorim urgjent ose autorizim tregu. Ju lutem referojuni masave lehtësuese për aplikantët plotësisht të vaksinuar me vaksina kineze të COVID-19 (duke përfshirë edhe dozën përforcuese) (http://al.china-embassy.gov.cn/eng/lsfë/fhqz/202105/t20210530_9046512.htm)
2.3 Shtetasit e huaj duhet të sigurojnë origjinalin dhe fotokopjen e çertifikatës ose vizës së vlefshme që vërtetojnë qëndrimin e ligjshëm, banimin, punën, studimin në Shqipëri, etj.
2.4. Ju lutemi referojuni lajmërimit të mëposhtëm mbi kohëzgjatjen e nxjerrjes së vizave, tarifat etj. (http://al.china-embassy.gov.cn/eng/lsfë/fhqz/202109/t20210922_9583069.htm)
Ky rregullim është një masë e përkohshme, Ambasada Kineze në Shqipëri do të përditësojë në kohë ndryshimet, ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Ambasada Kineze në Shqipëri
23 Gusht 2022