Home > Consular Affairs > Visas to China
NJOFTIM PËR APLIKIM PËR VIZË
2021-09-18 21:19

1. Si aplikohet për vizë

(1) Aplikuesit mund të aplikojnë për vizë në Zyrën Konsullore të Ambasadës Kineze në Shqipëri, gjatë orarit 09:00-11:30, ditë të Hënë, të Mërkurë dhe të Premte (me përjashtim kur këto ditë janë festa zyrtare kineze, për detajet e së cilës mund t’i referoheni njoftimeve të tjera në faqen zyrtare të Ambasadës Kineze).

Të gjithë aplikuesit, përfshirë mbajtësit e pashaportave diplomatike dhe të shërbimit, duhet të plotësojnë formularin e aplikimit për vizë online nëpërmjet China Online Visa Application, COVA (https://cova.mfa.gov.cn) dhe të lënë orar për tu paraqitur në Zyrën Konsullore nëpërmjet Appointment for Visa Application Submission, AVAS (https://avas.cs.mfa.gov.cn).

Nga kjo metodë aplikimi përjashtohen aplikuesit që aplikojnë për vizë në Hong Kong dhe Macau.

(2) Aplikuesit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit për vizë me vërtetësi, në mënyrë të qartë dhe të plotë. Aplikimi mund të vonohet ose refuzohet për shkak të informacionit të pavërtetë apo plotësimit në mënyrë të paplotë ose të paqartë.

(3) Oficeri konsullor do të vendosë për lëshimin e vizës dhe vlefshmërinë e saj, për numrin e hyrjeve dhe kohëzgjatjen e qëndrimit, në zbatim të ligjeve dhe rregullave kineze.

(4) Oficeri konsullor ka të drejtën të kërkojë intervistë me aplikuesit, sipas ligjeve dhe rregullave kineze.

2. Kohëzgjatja e shqyrtimit të aplikimit

(1) Shërbim i zakonshëm: 4 ditë pune pas ditës së aplikimit

(2) Shërbim i shpejtë: 3 ditë pune pas ditës së aplikimit (shërbim pas miratimit)

(3) Shërbim urgjent: 2 ditë pune pas ditës së aplikimit (shërbim pas miratimit)

Shënim: kohëzgjatja e shqyrtimit të aplikimit të sipërpërmendur bazohet në situatën e zakonshme. Disa aplikime mund të kenë nevojë për më tepër kohë për t’u shqyrtuar. Në këtë rast aplikuesit duhet të presin me durim njoftim nga Ambasada.

3. Tarifat

Në bazë të marrëveshjes bilaterale midis Kinës dhe Shqipërisë, tarifat e aplikimeve për viza për shtetasit e të dy vendeve janë hequr reciprokisht. Shtetasit shqiptarë aplikojnë për vizë kineze pa pagesë. Shtetasit e vendeve të treta mund të paguajnë tarifë për aplikim vize bazuar në parimin e reciprocitetit. Pas miratimit nga oficeri konsullor për shërbimin e shpejtë dhe shërbimin urgjent, pagesa është 21 Euro dhe 31 Euro, respektivisht.

Suggest To a Friend:   
Print