Home > Consular Affairs > Visas to China
Njoftim për Lehtësimin e Vizave për Aplikuesit e Vaksinuar me Vaksinën Kineze COVID-19
2021-05-30 21:47
 

Për të rifilluar shkëmbimet e njerëzve midis Kinës dhe vendeve të tjera në mënyrë të rregullt, duke filluar nga data 6 maj 2021, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë do të bëjë lehtësimin e mëposhtëm për aplikuesit për vizë të vaksinuar me vaksinën kineze COVID- 19 (që kanë marrë dy doza të vaksinës së inaktivizuara me afatin e përcaktuar në mes, ose një dozë të vetme të vaksinës të paktën 14 ditë përpara aplikimit) dhe janë pajisur me certifikatën e vaksinimit:

1. Shtetasit e huaj dhe anëtarët e familjes së tyre që do të vizitojnë territorin e Kinës për të rifilluar punën dhe prodhimin në fusha të ndryshme (d.m.th. punën, tregtinë, shkëmbimet etj.) mund të përgatisin aplikimin sipas kritereve të vendosura përpara pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.

2. Kriteret e pranueshmërisë për aplikimin për vizë "për nevoja emergjente humanitare" do të zgjerohen sipas rastit. Anëtarët e familjes, të huaj të shtetasve kinezë ose rezidentëve të përhershëm, duke përfshirë bashkëshortët, prindërit, fëmijët dhe të afërmit e tjerë të ngushtë që jetojnë së bashku (p.sh. vëllezërit e motrat, gjyshërit dhe nipërit e mbesat), mund të paraqesin aplikimin për vizë me qëllim ribashkimin me familjen, kujdesin për të moshuarit, takimin e të afërmve, pjesëmarrjen në funerale ose takimin e të afërmve të sëmurë rëndë.

3. Mbajtësit e kartave të vlefshme të udhëtimit të biznesit APEC mund të aplikojnë për vizën M duke paraqitur kartën origjinale të vlefshme të udhëtimit të biznesit APEC dhe letrën e ftesës të lëshuar nga pala ftuese në territorin e Kinës.

Për të tre kategoritë e aplikuesve të sipërpërmendura, ju lutemi që fillimisht të dërgoni një email tek adresa consulate.chinaemb@gmail.com, stafi i Ambasadës do t'ju ndihmojë që të procedoni me aplikimin me email. 

Pasagjerët, të cilët do të udhëtojnë drejt Kinës u kërkohet ende të bëjnë testet anti-trup të acidit nukleik dhe IgM dhe më pas të aplikojnë për kodin jeshil të shëndetit me shenjën "HS" (për shtetasit kinezë) ose për Formularin e Deklarimit të Çertifikuar të Shëndetit në formën e kodit QR me shenjën "HDC "(Për të huajt) siç është njoftuar nga Ambasada Kineze në Shqipëri (ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm për detajet). Pasi të keni hyrë në Kinë, ju lutemi të respektoni rregulloret e Kinës për karantinën dhe vëzhgimin.

 

 

Njoftim mbi rregullimin e kërkesave të Kodit Jeshil të Shëndetit apo Aplikimit të Formularit të Deklarimit të Shëndetit

(http://al.chineseembassy.org/eng/lsfw/lstx/t1856257.htm)

Suggest To a Friend:   
Print