Sipas ligjeve dhe rregulloreve përkatëse të Republikës Popullore të Kinës, referuar edhe normave ndërkombëtare, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë do të lëshojë viza biometrike dhe do të marrë shenjat e 10 gishtërinjve për aplikuesit e vizës kineze në Shqipëri, duke filluar nga data 7 Shkurt 2021.
Nga kjo kërkesë mund të përjashtohen aplikuesit si më poshtë:
1. Aplikuesit nën moshën 14 vjeç dhe mbi moshën 70 vjeç;
2. Aplikuesit që mbajnë pashaportë diplomatike ose ata që kualifikohen për të aplikuar për vizë diplomatike, shërbimi ose kortezie;
3. Aplikuesit që vuajnë nga gjymtimi i dhjetë gishtave ose aplikuesit të cilëve nuk mund t’ju merren shënjat e gishtërinjve.
4. Aplikuesit për të cilët është lëshuar një vizë kineze, në të njëjtën pashaportë, brenda 5 vjetve, nga e njëjta Ambasadë Kineze/Konsullatë Kineze, e cila i ka marrë shenjat e gishtërinjve të tyre.
Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë mban të gjitha të drejtat e interpretimit në lidhje me cilëve aplikues do t’ju merren shenjat e gishtërinjve. Të gjithë aplikuesve do t’ju merren shenjat e gishtrinjëve personalisht në Ambasadën Kineze në Tiranë, përveç përjashtimeve të sipërpërmendura. Vizitorëve në Kinë, shenjat e gishtërinjve të të cilëve nuk përputhen mund të mos u lejohet hyrja dhe duhet të mbajnë të gjitha pasojat e saj.
Të gjithë aplikuesit e vizave (duke përfshirë ata që mbajnë pashaportë diplomatike ose shërbimi) duhet të plotësojnë formularin e aplikimit për vizë dhe të lënë takim në kohën e caktuar për të dorëzuar paraprakisht formularët e aplikimit për vizë përmes sistemit të rezervimit online.
Faqja e internetit për të plotësuar formularin e aplikimit online është https://cova.cs.mfa.gov.cn/ .
Faqja e intenetit për rezervim online të takimit është https://avas.cs.mfa.gov.cn/ .
Marrja e shenjave të 10 gishtërinjve do të kryhet me dorëzimin e formularëve të aplikimit për vizë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
7 Shkurt 2021