Home > Consular Affairs > Visas to China
Njoftim për hyrjen e Shtetasve të Huaj Mbajtës të Lejeve të Vlefshme Kineze të Qëndrimit të tri kategorive
2020-09-26 20:13

Duke pasur parasysh situatën aktuale COVID-19 dhe nevojën e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, tani janë bërë rregullime të Njoftimit të lëshuar më datë 26 Mars 2020 nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Administrata Kombëtare e Emigracionit, për Pezullimin e Përkohshëm të Hyrjes nga Shtetasit e Huaj që Mbajnë Viza të Vlefshme Kineze ose Leje Qëndrimi.

Hyn në fuqi në orën 00:00, më 28 Shtator 2020, që shtetasit e huaj mbajtës të lejeve të qëndrimit të vlefshme kineze për punë, çështje personale dhe bashkim familjar lejohen të hyjnë në Kinë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë të re. Nëse këto leje të qëndrimit të tri kategorive të sipërmendura mbahen nga shtetasit e huaj kanë skaduar pas orës 00:00, të datës 28 Mars 2020, aplikuesit mund të aplikojnë për vizë përkatëse duke paraqitur lejen e skaduar të qëndrimit dhe materialet përkatëse në Ambasadat Kineze ose Konsullatat me kushtin që qëllimi i vizitës së aplikuesit mbetet i pandryshuar. Personat e kategorive të sipërpërmendura duhet të zbatojnë në mënyre rigoroze rregullat kineze mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Masat e tjera të Njoftimit të lëshuar më 26 Mars do të qëndrojnë në fuqi. Për të siguruar një kontroll sa më efektiv të epidemisë, Qeveria kineze do të vazhdojë shkëmbimin e njerëzve në mënyrë graduale dhe në mënyrë të rregullt.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Popullore të Kinës

Administrata Kombëtare e Emigracionit e Republikës Popullore të Kinës

Suggest To a Friend:   
Print