Home > Consular Affairs > Visas to China
Njoftim lidhur me aplikimin online për vizë dhe procesin e lënies së takimeve
2020-08-11 01:52

Për ta bërë më efikas procesin e aplikimit për vizë për aplikuesit, Ambasada Kineze në Shqipëri do të implementojë një sistem të ri aplikimi për vizë dhe lënien e takimeve online duke filluar nga data 1 Gusht 2020. Të gjithë aplikuesit për vizë, përfshirë mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, (përjashtohen aplikuesit që duan të aplikojnë për vizë për në HongKong dhe Macau) duhet të plotësojnë formularin e aplikimit për vizë përmes portalit online dhe më pas të përzgjedhin një ditë për lënien e takimit. Procesi i detajuar i aplikimit është si më poshtë:

1.Plotësoni formularin e aplikimit për vizë në linkun https://cova.cs.mfa.gov.cn/, lini takimin online në linkun https://avas.cs.mfa.gov.cn.

2. Pasi të ngarkoni formularin online, printoni një kopje fizike, firmoseni, përgatisni materialet përkatëse të aplikimit sipas kërkesave të aplikimit për vizë, dhe më pas duhet të paraqiteni në ambasadë në kohën që është përcaktuar takimi.

3. Muaji i parë do të jetë një periudhë tranzitore, gjatë së cilës aplikuesit mund të aplikojnë duke paraqitur formularin e vjetër të aplikimit pa lënë takim online.

4. Duke filluar nga data 1 Shtator 2020, të gjithë aplikuesit për vizë duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online dhe të lënë takim online, dhe formulari i vjetër nuk do të pranohet më.

5. Telefoni : 355 (0) 42232385

 

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri

28 korrik 2020

Suggest To a Friend:   
Print