Home > Consular Affairs > Visas to China
Tabela e materialeve përkatëse për aplikimin e vizave për në Kinë
2018-08-28 21:59

1. Materialet bazë

1) Pasaporta

Pasaporta origjinale me të paktën 6 muaj vlefshmëri deri në datën e skadimit, dhe me 2 faqe bosh të vizave, dhe 1 fotokopje të faqes së pasaportës me të dhënat dhe fotografinë.

2) Formulari Aplikimit për Vizë dhe Fotografi

1 Formular Aplikimit për Vizë (form V2013) me 1 foto (33mm*48mm) të ngjitur në formular. Ju lutem sigurohuni të plotësoni formular me vërtetësi, në mënyrë të plotë.

3) Leje qëndrimi (vlen për qytetarët jo shqiptarë): duhet paraqitur origjinali dhe fotokopje e vizës së vlefshme ose Lejes së vlefshme të qëndrimit, banimit, punësimit ose studimit të lëshuara nga autoritetet përkatëse të vendit ku ju aktualisht po qëndroni.

2. Materialet Përkatëse

Kategoria e vizës

Përfshihen këta aplikues

Kërkesat për materialet

 

C

Anëtarë të ekuipazhit të huaj të transportit ndërkombëtar, duke përfshirëavionë, trena, anije, dhe pjesëtarët e familjes që shoqërojnë anëtarëte ekuipazhve të sipërpërmendura,dhe shoferët e automjeteve që merren me aktivitete tëtransportit përtej kufijve.

Letër garancie e lëshuar nga kompania e huaj e transportit ose letër ftesë e lëshuarnga një subjekt përkatës në Kinë.

 

D

Të huaj që kanë për qëllim të jetë rezident të përhershëm në Kinë.

Origjinal dhe fotokopje e Formularit të Konfirmimit të Statusit të Qendrimit të Përhershëm për të Huajt të lëshuar nga Ministria e Sigurisë Publike të Kinës.

 

F

Të huaj që kanë për qëllim të shkojnë në Kinë për shkëmbime, vizita, turnestudime etj.

Letër ftesë e lëshuar nga një subjekt i përcaktuar ose individ në Kinë, ose Ftesa për Vizitën e Ekspertëve të Huaj në Kinë.

 

G

Të huaj që kanë për qëllim të kalojnë tranzit nëpërmjet Kinës.

Një biletë e përbashkët avioni (treni ose anijeje) me data dhe vende të konfirmuara për në vendin ose rajonin e destinacionit tuaj ose letër garancie e lëshuar nga kompanitë e huaja të anijeve.

 

J1

Gazetarë të huaj rezidentë të organizatave të huaja të lajmeve të vendosuranë Kinë. (Kohëzgjatja e qëndrimit në Kinë i tejkalon 180 ditë)

Letër e Njoftimt të Vizës së lëshuar nga Drejtoria e Informacionit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës ose subjekti i autorizuar, bashkë me një letër zyrtare të lëshuar nga organizata mediatike për të cilën gazetari punon.

 

J2

Gazetarë të huaj të cilët kanë për qëllim të shkojnë në Kinë për mbulim tëshkurtër të lajmeve. (Kohëzgjatja e qëndrimit në Kinë nuk i tejkalon 180 ditë)

Letër e Njoftimt të Vizës së lëshuar nga Drejtoria e Informacionit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës ose subjekti i autorizuar; Notë verbale nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ose institucionet përkatëse.

 

L

Të huaj që kanë për qëllim të shkojnë në Kinë si turistë. (Si individ)

1,Letër ftesë e lëshuar nga një subjekt i përcaktuar ose individ në Kinë

2,Dokument nga banka që vërteton të ardhurat financiare

3. Dokumente që tregojnë itenerarin, përfshirë të dhënat e rezervimit të biletës me avion (vajtje-ardhje) dhe dokumentin e rezervimit të hotelit etj.

 

 

Të huaj që kanë për qëllim të shkojnë në Kinë si turistë në grup.

Ftesë Turistike e lëshuar nga agjencitë e autorizuara turistike për vizën e grupit.

 

M

Të huaj që kanë për qëllim të shkojnë në Kinë për aktivitete komerciale dhe tregtare.

1,Ftesë komerciale e lëshuar nga një partner tregtar në Kinë ose ftesë për panairin tregtar etj.

2,Fotokopje e liçencës së biznesit të palës ftuese

3,Fotokopje të liçencës së biznesit të palës së ftuar

4,Fotokopje të kartës së identitetit të personit ftues

 

Q1

Të huaj që janë pjesëtarë të familjeve të qytetarëve kinezë ose të huaj, tëcilët janë rezidentë në Kinë dhe kanë për qëllim të shkojnë në Kinë përbashkim familjar.

1,Letër ftesë e lëshuar nga një qytetar kinez ose një qytetar i huaj me leje qëndrimi të përhershëm kineze, i cili është rezident në Kinë

2,Çertifikatë që tregon marrëdhëniet familjare midis aplikantit dhe individit ftues

3,Fotokopje e kartës së identitetit kineze të individit ftues ose e pasaportës së qytetarit të huaj dhe e lejes së përhershme të qëndrimit

 

Të huaj që kanë për qëllim të shkojnë në Kinë për arsye kujdestarie.

1,Dokumentet që tregojnë kujdestarinë të noterizuara të lëshuara nga Ambasada/Konsullata e Përgjithshme Kineze në vende të huaja ose Prokurë e Kujdestarisë të noterizuar në vendin e qëndrimit ose në Kinë

2,Origjinal i pasaportës së dërguesit

3,Letër aprovimi për kujdestarin e lëshuar nga kujdestari kinez që është rezident në Kinë, i cili ka rënë dakord të sigurojë shërbimet e kujdestarisë dhe një fotokopje e kartës së identitetit të kujdestarit

4,Fotokopje e çertifikatës që tregon statusin e qëndrimit të përhershëm të vendit ku kanë lindur fëmijët, në rast se një nga ose të dy prindërit e fëmijës janë qytetarë kinezë.

 

Q2

Të huaj që kanë për qëllim të shkojnë në Kinë për të vizituar të afërmit e tyre, të cilët janë qytetarë kinezë rezidentë në Kinë ose të huaj me qendrim të përhershëm në Kinë. (Kohëzgjatja e qëndrimit në Kinë nuk i tejkalon 180 ditë)

1,Letër ftesë e lëshuar nga një qytetar kinez ose nga një qytetar i huaj me leje të përhershme të qendrimit, të cilët janë rezidentë në Kinë. (Letra ftesë duhet të përmbajë informacion mbi marrëdhëniet midis aplikuesit dhe individit ftues)

2,Fotokopje e kartës kineze të identitetit ose e pasaportës së huaj dhe e lejes së përhershme të qendrimit të individit ftues

 

R

Të huaj shumë të talentuar që nevojiten në Kinë ose të huaj me aftësi profesionale që nevojiten urgjentisht në Kinë.

Njoftim i Listës emërore nga Drejtoria e çështjeve konsullore pranë Ministrisë së Jashtme të Kinës ose INVITATION LETTER FOR HIGH LEVEL FOREIGN TALENTS

 

S1

Të huaj që kanë për qëllim të shkojnë në Kinë të vizitojnë të huaj që punojnë, studiojnë ose merren me çështje të tjera private dhe janë rezidentë në Kinë, të cilët janë bashkëshortë, prindër, djem

ose vajza nën moshën 18 vjeç ose prindërit e bashkëshortëve të këtyre të huajve në Kinë. (Kohëzgjatja e qëndrimit në Kinë i tejkalon 180 ditë)

1,Fotokopje e pasaportës së individit ftues dhe e lejes së qendrimit të ftuesit

2,Letër ftesë nga një individ ftues

3,Origjinal i çertifikatës që tregon marrëdhëniet midis aplikantit dhe individit ftues

 

S2

Të huaj që kanë për qëllim të vizitojnë pjesëtarët e familjes, të cilët janë të

huaj që po punojnë, studiojnë ose merren me çështje të tjera private dhe janë rezidentë në Kinë. (Kohëzgjatja e qëndrimit në Kinënuk i tejkalon 180 ditë)

1,Fotokopje e pasaportës dhe e lejes së qëndrimit ose fotokopje e vizës së ftuesit

2,Letër ftesë e lëshuar nga individi ftuesi

3,Fotokopje e çertifikatës e cila tregon marrëdhëniet familjare midis aplikantit dhe individit ftues

 

X1

Të huaj që kanë për qëllim të studiojnë në Kinë për një periudhë më të gjatë se 180 ditë.

1,Origjinal dhe fotokopje e Njoftim i Pranimit (Admission Notice) të lëshuar nga shkolla ose subjekte të tjera në Kinë

2,Origjinal dhe fotokopje e "Visa Application for Study in China" (Formulari JW201 ose Formulari JW202)

 

X2

Të huaj që kanë për qëllim të studiojnë në Kinë për një periudhë, që nuk i tejkalon 180 ditë.

Origjinal dhe fotokopje e Njoftim i Pranimit(Admission Notice) të lëshuar nga shkolla ose subjekte të tjera në Kinë

 

Z

Të huaj që kanë për qëllim të punojnë (performanca komerciale) në Kinë për një periudhë kohore më pak ose të barabartë me 90 ditë.

Origjinal i dokumentit të aprovimit nga autoritetet kulturore; Origjinal i Aprovimit të Punësimit Afat-shkurtër për të Huajt në Republikën Popullore të Kinës

 

 

Të huaj që kanë për qëllim të punojnë (punë të tjera) në Kinë për një periudhë kohore më pak ose të barabartë me 90 ditë.

Leje Pune për të Huajt dhe Aprovim i Punësimit Afat-shkurtër për të Huajt (origjinal) ose Njoftim i Lejes Pune për të Huajt (brenda 90 ditëve) (Foreigner's Work Permit Notice, for foreigners within 90 working days)

 

 

Të huaj që kanë për qëllim të punojnë në Kinë për një periudhë kohore më shumë se 90 ditë

Leje Pune për të Huajt ose Leje Pune për Ekspertët e Huaj (origjinal) ose Njoftim i Lejes së Punës për të Huajt (më shumë se 90 ditë) (Foreigner's Work Permit Notice, for foreigners above 90 working days)

 

Kujdes:

Aplikanti duhet të sigurohet se të gjitha informacionet e dhëna gjatë aplikimit janë të vërteta dhe të sakta. Çdo informacion i rremë, i paplotë ose mashtrim mund të rezultojë në mos-dhënien e vizës ose refuzimin për të hyrë në Kinë.

Në rastet kur është e nevojshme, Zyrtarët konsullore mund t'i kërkojnë aplikuesit të ofrojë dokumente shtesë të vërtetimit ose të intervistojnë aplikuesin përkatës.

Zyrtarët konsullore do të vendosin nëse do të lëshojnë ose jo vizën, kategorinë, vlefshmërinë, kohëzgjatjen e qëndrimit dhe numrin e hyrjeve të vizës.

Suggest To a Friend:   
Print